Plani për shitjen e pasaportave shqiptare tek investitorët e pasur, parlamenti holandez seri pyetjesh për Ramën – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Plani për shitjen e pasaportave shqiptare tek investitorët e pasur, parlamenti holandez seri pyetjesh për Ramën

13:05 | 26/12/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Politikani holandez Pieter Omtzigt ka parashtruar një seri pyetjesh në parlamentin holandez në lidhje me planin e kryeministrit Rama për t’i shitur nënshtetësinë shqiptare investitorëve të pasur. Një ndër pyetjet drejtuar kryeministri holandez ishte nëse do ta konsideronte përdorimin e “procedurës emergjente të pezullimit” të lëvizjes pa viza në vendet e Shengenit për shqiptarët.

Drejtuar kryeministrit dhe ministrit të punëve të Jashtme, pyetjet ngritën një sërë çështjesh se si kjo skemë do t’i mundësojë njerëzve të pasur që nuk janë europianë, të udhëtojnë lirshëm në zonën e Shengenit.

Zoti Omtzigt i ka kërkuar kryeministrit t’i përgjigjet pyetjeve brenda 3 javësh. Pyetjet janë hartuar duke u bazuar në shkrime të Exit News ku shpjegohet qartë deklarata e Ramës për skemën e shitjes së pasaportave, gjatë Konferëncës botërore për Nënshtetësinë në Londër, organizuar nga kompania Henley dhe Partners, në tetor 2019.

Read more

Zbulohet lokali për lojëra fati në Kavajë, shpallen në kërkim dy të rinj –

Të kërkojë falje publike –

Vlorë, 60-vjeçari përfundon në spital i qëlluar me plumb në kokë! Policia heton në 2 pista –

Sulmi me armë në darkën e Trump për gazetarët ndodhi në të njëjtin vend ku Ronald Reagan u qëllua 45 vite më parë –

Exit News sjell më poshtë pyetjet e plota:

  1. A i keni lexuar dy artikujt me tituj “Rama do të shesë me para nënshtetësinë shqiptare, me një skemë “fantastikisht të korruptuar” dhe “Mbrëmje në Londër për të promovuar “pasaportat e arta”?
  2. A është e vërtetë që në në konferencë organizuar nga kompania Henley dhe Partners, në Londër, kryeministri shqiptar Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria do të shesë pasaposta?
  3. A është e vërtetë që përveç pasaportës shqiptare, ata do të përfitojnë dhe përjashtim nga taksat për 10 vjet dhe TVSH vetëm 6 për qind nga 20 për qind që është për pjesën tjetër? Çfarë mendoni për këtë?
  4. A mundet që një shtet kandidat për tu bërë pjesë e BE-së t’i premtojë njerëzve që blejnë pasaportën përjashtime dhe taksa preferenciale?
  5. Si e vlerësoni vendimin e Shqipërisë për të shitur pasaporta duke pasur parasysh faktin se qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë pa viza nëpër Evropë?
  6. A ndikon vendimi i Shqipërisë për të shitur pasaporta në sigurinë kombëtare?
  7. A e mbani mend dëshirën e parlamentit holandez për të ndaluar udhëtimin pa viza nëpër Evropë për shqiptarët sipas me mocionin të deputetit Van Toorenburg për pezullimin e liberalizimit të vizave për Shqipërinë përmes vënies në punë të mekanizmit të pezullimit emergjent?
  8. A është e vërtetë që Komisioni Evropian ka vlerësuar se nuk janë përmbushur kriteret zyrtare të Rregullores 2018/1806? Nëse po, si është e angazhuar tani Hollanda për të pezulluar udhëtimin pa viza për shqiptarët?
  9. A jeni i gatshëm të nxisni Bashkimin Evropian që të përdorë mekanizmin e pezullimit emergjent të vizave?
  10. A jeni i gatshëm të konsultoheni me Komisionin Evropian për faktin se Kryeministrat e dy vendeve kandidate (Shqipëria dhe Mali i Zi) kanë treguar që do të shesin pasaporta pasi kjo ka pasoja për integritetin e Bashkimit Evropian? Nëse po, kur do ta bëni këtë dhe a mund ta informoni parlamentin për këtë në janar?

Komisionerja e Drejtësisë e BE-së, Vera Jourova dhe Delegacioni i BE në Tiranë, në një intervistë për  Exit News deklaruan se nuk do ta këshillojnë Ramën që ta përdorë këtë skemë, pasi kjo mund të procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Në një video të fjalimit të Ramës në këtë aktivitet, parë nga Exit News, ai shprehet se e di që BE nuk është dakord me këtë skemë, por se ai do ta aplikojë atë sidoqoftë. /EXIT NEWS

Etiketa: investitorët e pasurKryeministri Edi RamaKryeministri holandezParlamenti holandezPlani për shitjen e pasaportave shqiptare

Të Lidhura

Zbulohet lokali për lojëra fati në Kavajë, shpallen në kërkim dy të rinj –

Zbulohet lokali për lojëra fati në Kavajë, shpallen në kërkim dy të rinj –

nga 27
11:11 | 26/04/2026
0

Policia e Shtetit ka vijuar operacionin “Fati i Lojërave”, duke zbuluar dy ambiente të përshtatura për lojëra fati në Kavajë....

Të kërkojë falje publike –

Të kërkojë falje publike –

nga 27
11:01 | 26/04/2026
0

Në reagimin zyrtar, VLEN thekson se një gjuhë e tillë është e papranueshme dhe fyese, duke treguar mungesë të theksuar...

Vlorë, 60-vjeçari përfundon në spital i qëlluar me plumb në kokë! Policia heton në 2 pista –

Vlorë, 60-vjeçari përfundon në spital i qëlluar me plumb në kokë! Policia heton në 2 pista –

nga 27
10:35 | 26/04/2026
0

Isuf Kanani, 60 vjeç, mbërriti mbrëmjen e djeshme në spitalin e Vlorës me shenja dhune. Rrethanat e ngjarjes janë ende...

Sulmi me armë në darkën e Trump për gazetarët ndodhi në të njëjtin vend ku Ronald Reagan u qëllua 45 vite më parë –

Sulmi me armë në darkën e Trump për gazetarët ndodhi në të njëjtin vend ku Ronald Reagan u qëllua 45 vite më parë –

nga 27
10:31 | 26/04/2026
0

Sulmi me armë në darkën e gazetarëve të Shtëpisë së Bardhë ndodhi në hotelin Washington Hilton në Connecticut Avenue, i...

Para
Projektbuxheti i vitit 2023/ PD kundër: Do të rrisë taksat për nevojtarët

PD takime në Rrogozhinë: Në krah të biznesit me taksa të ulta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zbulohet lokali për lojëra fati në Kavajë, shpallen në kërkim dy të rinj –

Zbulohet lokali për lojëra fati në Kavajë, shpallen në kërkim dy të rinj –

11:11 | 26/04/2026
Të kërkojë falje publike –

Të kërkojë falje publike –

11:01 | 26/04/2026
Vlorë, 60-vjeçari përfundon në spital i qëlluar me plumb në kokë! Policia heton në 2 pista –

Vlorë, 60-vjeçari përfundon në spital i qëlluar me plumb në kokë! Policia heton në 2 pista –

10:35 | 26/04/2026
Sulmi me armë në darkën e Trump për gazetarët ndodhi në të njëjtin vend ku Ronald Reagan u qëllua 45 vite më parë –

Sulmi me armë në darkën e Trump për gazetarët ndodhi në të njëjtin vend ku Ronald Reagan u qëllua 45 vite më parë –

10:31 | 26/04/2026
Përplasje fatale në Librazhd–Elbasan, ndërron jetë 45-vjeçari

Përplasje fatale në Librazhd–Elbasan, ndërron jetë 45-vjeçari

09:39 | 26/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Zbulohet lokali për lojëra fati në Kavajë, shpallen në kërkim dy të rinj –
  • Të kërkojë falje publike –
  • Vlorë, 60-vjeçari përfundon në spital i qëlluar me plumb në kokë! Policia heton në 2 pista –
  • Sulmi me armë në darkën e Trump për gazetarët ndodhi në të njëjtin vend ku Ronald Reagan u qëllua 45 vite më parë –
  • Përplasje fatale në Librazhd–Elbasan, ndërron jetë 45-vjeçari
  • Bulqizë/ Shkrumbohet makina e parkuar e gazetarit, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Zbulohet lokali për lojëra fati në Kavajë, shpallen në kërkim dy të rinj –
  • Të kërkojë falje publike –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com