Plani për krizën e energjisë/ Rama: S’ka rritje çmimesh për konsumatorët familjarë dhe biznesin e vogël – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Plani për krizën e energjisë/ Rama: S’ka rritje çmimesh për konsumatorët familjarë dhe biznesin e vogël

17:55 | 09/10/2021
në Kryesore
0

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar planin për përballimin e krizës energjetike.

Në fjalën e tij në konferencën e jashtëzakonshme, kreu i qeverisë shqiptare deklaroi se plani i kundërveprimit të kësaj krize nuk parashikon rritjen e çmimit të energjisë elektrike për të gjithë konsumatorët shqiptarë, si dhe biznesin e vogël.

Pjesë nga fjala e Ramës:
Nuk do ta bëj kurrë, që t’iu them kush ka le të paguajë, kush nuk ka të rrijë pa drita. Por ama nuk jam këtu as për të thënë punë e madhe nëse rrëzohemi të gjithë nesër. Nuk jam këtu as për të heshtur kur thoni se Shqipëria e prodhon vetë gjithë energjinë që i duhet. Në fakt jo, Shqipëria nuk e prodhon vetë gjithë energjinë që i duhet. Ne e blejmë shtrenjtë, sepse dalim në treg, kur nevoja për energji bëhet alarmante. Ndaj po e ndërtojmë Skavicën, në mënrtë që ujin e tepërt sot, kur kemi shi, ta mbajmë për nesër, kur kemi thatësirë.
Ne nuk e prodhojmë vetë as naftën që konsumojmë për mjetet. Nafta jonë është e rëndë, ajo shitet jashtë për nënprodukte. Shqipëria importon 600 mijë tonë naftë në vit për diezel e benzinë. Sot janë më të shtrenjtat në rajon diezel e benzina, sepse në çmimin e naftës është brenda edhe taksa e qarkullimit, që në rajon paguhet veçmas, sic është brenda edhe një taksë karboni, sepse mjedisin nuk e ndotin pensionistët, invalidët, fëmijët, etj, por mjetet.
Halli nuk mund të qahet, duke thënë se shteti duhet të paguajë. Si dreqin mund ta mbështesë qeveria gjithë atë shtresë në nevojë, nëse kush ka më shumë, nuk paguan më shumë, kush ndot më shumë, paguan më shumë.
Sot që flasim, një tabelë është këtu, shumëkush ankohet se çmimi i naftë është rritur përtej imagjinatës, por po të kthehemi te faktet, sot diezel e benzina janë më lirë se më 2013. Nëse nuk harroni faktet e djeshme, gjykoni më mirë sot.
Unë sot nuk ju them dot ‘Dilini zot vetes edhe për çmimin e energjisë’, pasi detyra jonë është të jemi shoku i mirë në ditë të vështirë, për të gjithë ata që nuk janë në gjendje të përballojnë sfidat e jetës, dhe as pasojat e krizave.
Por, duke refuzuar kategorikisht cdo pretendim se kjo krizë e rëndë nuk ekziston, nuk ka lidhje me Shqipërinë, dhe duke thënë se kjo krizë mund të jetë me pasoja monetare të rënda për vendin, unë ju them: plani ynë i kundërveprimit nuk parashikon rritjen e çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë, bizneset e vogla. Stuhia e kësaj krize, sipas ekspertëve, parashikohet ta ketë fazën e saj agresive deri në verën e ardhshme. Plani ynë mbulon pikërisht këtë periudhën, ndërkohë që qeveria po përgatit një konsultim kombëtar.

Read more

Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi, shtang portierin me një supergol (Video) –

Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –

Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –

Respektoni pavarësinë e drejtësisë –

Etiketa: biznesi i vogëlKryeministri Edi RamaPlani për krizën e energjisëS’ka rritje çmimesh për konsumatorët familjarë

Të Lidhura

Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi, shtang portierin me një supergol (Video) –

Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi, shtang portierin me një supergol (Video) –

nga 27
11:04 | 04/02/2026
0

Skuadra e Trabzonspor ka fituar me shifrat 3 – 0 ndaj Fethiyespor, raundi i 3-të në Kupën e Turqisë. Protagonist...

Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –

Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –

nga 27
10:40 | 04/02/2026
0

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, së bashku me deputetë të tjerë të PD-së, ndodhet në Shtetet e Bashkuara të...

Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –

Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –

nga 27
10:12 | 04/02/2026
0

Ministria e punëve të Brendshme ka shkarkuar nga detyra drejtoreshën e IdentiTek Freskida Halilaj. Ende nuk dihen motivet e qarta...

Respektoni pavarësinë e drejtësisë –

Respektoni pavarësinë e drejtësisë –

nga 27
09:48 | 04/02/2026
0

Shoqata e Prokurorëve ka reaguar në lidhje me sulmet e Edi Ramës kundrejt gjyqtarëve, për çështjen e rritjes së pagave....

Para
SHBA “ul kokën” para talebanëve dhe merr vendimin e rëndësishëm 

SHBA "ul kokën" para talebanëve dhe merr vendimin e rëndësishëm 

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi, shtang portierin me një supergol (Video) –

Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi, shtang portierin me një supergol (Video) –

11:04 | 04/02/2026
Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –

Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –

10:40 | 04/02/2026
Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –

Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –

10:12 | 04/02/2026
Respektoni pavarësinë e drejtësisë –

Respektoni pavarësinë e drejtësisë –

09:48 | 04/02/2026
Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë –

Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë –

09:18 | 04/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi, shtang portierin me një supergol (Video) –
  • Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –
  • Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –
  • Respektoni pavarësinë e drejtësisë –
  • Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë –
  • Këmbimi valutor 4 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi, shtang portierin me një supergol (Video) –
  • Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com