Plaka dhe yjet – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Plaka dhe yjet

12:10 | 05/11/2017
në Uncategorized
0

Nga Ardian Batusha

Kishin kaluar nëntë muaj pa kapur libër me dorë. Hoqa dorë nga leximi për një kohë të pacaktuar. Kam përshtypjen se të lexuarit e vazhdueshëm të pamundëson mendimin. Në fund të fundit, leximi është vetëm një mjet për të cytur mendimin, por kur ai kthehet në pengesë atëherë e ka humbur rëndësinë. Kjo ishte arsyeja kryesore e largimit tim nga librat.

Në një ditë të nxehte vere, për kushedi çfarë arsyesh vendosa të lexoj një libërth nga një shkrimtar që s’e kisha lexuar më parë. E theva letargjinë time nëntë mujore pak edhe nga kurioziteti që kisha për shkrimtarin. “Shtëpia e Matrionës”, kështu quhej novela. Novela ka vetëm 60 faqe dhe paraqet rrëfimin e një mësuesi për një fshat të humbur të Rusisë sovjetike. Autori i novelës, Aleksandër Sollzhenicin, njihet si disident. Si e tillë novela nuk mund të jetë tjetër vetëm një kritikë e ashpër ndaj realitetit socialist në Rusinë komuniste. Ndonjëherë mendoj se disidentët nuk janë te lirë të shkruajnë. Ata pothuajse e kanë të paracaktuar subjektin e shkrimeve të tyre, përndryshe s’ka se si të jenë disidentë. Ata duhet të arsyetojnë vetëveten.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Përmes jetës së Matrionës shkrimtari paraqet jetën mizore të fshatarit rus. Jetë njerëzish që nuk kanë me se të ushqehen, që flejnë në kasolle gjysëm të rrënuara, mes minjsh dhe brumbujsh. Si për te mos mjaftuar kjo, plaka Matrionë ka një mace. Por, macja ka një të metë: nuk i ka katër këmbët në rregull. Është një mace që as për minjtë nuk të hyn në punë. Matriona macen nuk e ka për minjtë, por e ka marrë nga dhimbja që kishte për macen. Dhimbje e kotë them me vete. Më mirë shih veten dhe bëj derman nga minjtë.

Matriona është aq e varfër sa çdo ditë ushqehet me patate. Dy vakte patatesh në ditë. Dallimi është se drekën e ka me patate, ndërsa darkën me supë patatesh. Matriona, madje nuk ka as dru të mjaftueshëm për t’u gjysëm-ngrohur. Por, si plakë ruse, e mësuar me vuajtje, ja bën disi. Harrova edhe një gjë. Matriona ka edhe një dhi. Ajo i jep ca pikla qumësht vetëm sa për të mos ia harruar shijen dhe ngjyrën.

Matriona jeton e vetmuar. Burri nuk iu kthye kurrë nga lufta. Por, Matriona nuk është e vetme. Ajo ka plot njerëz rreth saj; kunatin, që dëshiron t’ia marrë kasollën, motrat e saj që dëshirojnë t’ia marrin dhinë, ca të tjerë qe duan t’i marrin kushedi se çfarë.

Të gjithë këta i bashkojnë dy gjëra: ata e duan Matrionën dhe me padurim presin vdekjen e saj.

Jeta e Matrionës është shumë e thjeshtë. Ajo gjithë ditën e ka të zënë, nga mëngjesi në darkë. Gjithë ditën merret me punë dhe kur nuk ka punë për vete, ndihmon fqinjët. Pjesa tjetër e jetës së saj, është kur lëngon në shtrat nga ndonjë sëmundje. Sapo i kalon sëmundja ajo i shtrohet punës. Me të njëjtin përkushtim. Punë, punë dhe vetëm punë…

Si zakonisht në novela te tilla, Matriona më në fund vdes mes vuajtjesh. Vdekja e saj për të mos u mjaftuar është edhe mizore, vetëm sa për të treguar jetën e një popullit të tërë. Atë e shtyp treni. Trupi i ndahet në disa pjesë. Kushedi sa do ketë vuajtur.

Gjatë gjithë novelës më bie në sy një gjë: Matriona asnjëherë nuk është ndalur të mendojë. Ajo vazhdimisht është e zënë me punë ose është e sëmurë. Të them të drejtën, për mua është shumë shqetësues një fakt i tillë. Më shumë se sa vuajtjet fizike, më dhimbsej që plaka për asnjë moment nuk mendonte mbi jetën e saj, të reflektonte mbi botën. Ose autori nuk e paraqiste këtë pjesë? Kushedi…

Pasi përfundova së lexuari novelën për forcë zakoni dola në ballkon. Rastisi të ishte natë. Hëna ishte e plotë. Yjet nuk dukeshin shumë dhe kjo për faj te dritës së hënës. Qielli ishte i pafund dhe i mjegullt. Fillova të mendoja për qiellin. A ka fund qielli thashë me vete? Po yjet si janë? A kanë yjet planete rreth tyre sikurse dielli? A ka jetë në ato planete? Sa të largëta që më vinin yjet. Përsëri u ktheva tek qielli. Nëse për yjet mund të kisha një përkufizim, pasi ishin më të prekshme, së paku po aq sa dielli, për qiellin nuk dija asgjë. Nuk kisha ku të kapesha. Pyeta veten: a është qielli njësoj edhe po ta vëzhgosh nga ndonjë yll? Nëse po, atëherë qielli qenka i pafund. Nëse ai është i pafund edhe Universi është i pafundëm. M’u kujtua një pytje që rëndom shtrohej në kurset e filozofisë: Si mund ta konceptojmë të pafundmen, përderisa ne njerëzit jemi të fundëm? M’u bë se e kisha gjetur përgjigjen. E pafundmja ishte qielli. Paradoksi u zgjidh. Edhe të fundmit mund të mendojnë për të pafundmen. Për qiellin.

Pas kësaj m’u kujtua përsëri plaka Matrionë. Thashë me vete: “Kaq vështirë vallë ta ketë pasur të mendojë? Do i kishte mjaftuar vetëm të ngrejë kokën lart ndonjëherë dhe të sodiste yjet. Qielli për të gjithë është njësoj.”

/virtualsophists.org/

Etiketa: Aleksandër Sollzhenicinardian batushadisidentëtPlakaPlaka dhe yjetRusiShtëpia e Matrionësyjet

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Doda: Sot gjendeni pa fjalë, pa zë, pa asnjë gram trimërie përballë grekut

Doda: Sot gjendeni pa fjalë, pa zë, pa asnjë gram trimërie përballë grekut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com