Sherri për bagëtitë përfundoi me një të plagosur mbrëmjen e kaluar në Kurbin. Ngjarja ndodhi në fshatin Gjormë. Policia përmes një njoftimi bën me dije sot se pas shumë kërkimesh ka gjetur armën e gjahut, me të cilën dyshohet se Meta Lika qëlloi në drejtim të bashkëfshatarit të tij, Rasim Tafa.
Sipas uniformave blu arma e gjahut, pushkë u gjet ne një parcelë, pranë banesës së autorit. Ndërkaq, pas ngjarjes, u arrestua 41-vjeçari Lika. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.