Është identifikuar autori i plagosjes me thikë të 35- vjeçarit Besmir Uka në Sarandë. Policia bën me dije se, E. Sh., 37- vjeç ka goditur me thikë Besmir Ukën, pas një sherri në ambientet e një lokali të sapo inaguruar në lagjen nr.3 në Sarandë.
Policia jep detaje se Uka ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa më herët gijotina.com raportoi se 35- vjeçari i është nënshtruar një operacioni kirurgjikal pasi ka marrë plagë të rënda në bark.
Autori E. Sh është shpallur në kërkim dhe policia po punon për kapjen dhe arrestimin e tij.
Ngjarja ndodhi orët e para të mëngjesit të sotëm pak orë pas mesnatës. Pas përleshjes, Uka ka shkuar vetë në spitalin e Sarandës me plagë në bark.
Ai nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare pasi ka qenë më parë i dënuar për “vrasje ne kushtet e vetëmbrojtjes” për një ngjarje të ndodhur në vitin 2010, madje gjatë kohës që ndodhej në burg është proceduar penalisht pasi është denoncuar nga një 16 vjeçare se e kërcënonte përmes mesazheve në Facebook.