Plagosja e Orgest Bilbilit, Artan Hoxha jep detaje: Prej kohësh në Tiranë, i financuar nga një grup i rrezikshëm (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Plagosja e Orgest Bilbilit, Artan Hoxha jep detaje: Prej kohësh në Tiranë, i financuar nga një grup i rrezikshëm (film)

20:40 | 10/04/2020
në Kryesore
0

Gazetari Artan Hoxha në një lidhje të drejtperdrejtë me “ABC News” ka folur për konfliktin me armë të Orgest Bilbilit me efektivin e policisë në Tiranë. Hoxha theksoi se personi është i dyshuar dhe i akuzuar për një seri ngjarjesh të ndodhura gjatë 8 viteve të fundit në qytetin e Lushnjes.

“Nga ky qytet janë larguar 30 familje jashtë shtetit për ti shpëtuar kanosjes me jetë. Është e çuditshme që një personazh të tillë ta arrestojë një polic i vetëm. Në 11 shtator të 2017, forcat speciale kanë bërë me dhjetëra operacione për Orgest Bilbilin dhe Laert Haxhiun, edhe pse në një pjesë të mirë të operacioneve kanë pasur informacion të sakta të këtyre personazheve, nuk kanë mundur ti arrestojnë.

Është i dyshuar për vrasjen e Besmir Kidës dhe të biznesmenit Ardian Boriçit që u vra në lokalin e tij.

Read more

Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…… –

Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –

Gjatë gjithë kësaj kohe nga informacionet që kam pasur këta dy persona nuk janë larguar asnjëherë nga territori i Shqipërisë, madje as nga qarku i Fierit pasi kanë pasur mbështetje të madhe financiare dhe bazë për tu strehuar. Një grup tjetër shumë i rëndësishëm në zonën e Myzeqesë ka financuar levizjen  e tyre brenda territorit të Shqipërisë duke mos u larguar asnjë moment”, deklaroi Hoxha.

Mund të shërbejë kapja Orges Bilbilit për zbardhjen e shumë ngjarjeve enigmatike?

Hoxha: Policia e Shtetit ka pasur shumë prova për autorët e ngjarjeve të viteve të fundit. Kontaktet që kam pasur me familjarët  e viktimave, Besmir Lita ishte një viktimë e pafajshme. Jurgen Hoxha dhe Zamir Latif janë sërish viktima të pafajshme vetëm nga fakti se ishin shokë të nipit të Aldo Bares. Në qytetin e Lushnjës ka ndodhur një strukturim i grupeve kriminale. Situata erdhi kur një grup shumë i fuqishëm kërkoi të marrë në kontroll gjithë qytetin dhe ia arriti, pasoi atentatet janë bërë ditën në ambiente të hapura, duke kërkuar të pastronin qytetin nga rivalët e tyre.

Policia e Shtetit ka shumë prova, por mbetet për tu parë nëse do të kenë aftësinë për ta kthyer në bashkëpunëtor një personazh të tillë, pasi ka njohuri për shumë ngjarje kriminale. Ky grup gjatë kësaj kohë është përdorur si ekzekutor në Vlorë, Fier , Durrës për personazhe të rëndësishme të botës së krimit. Shpërblimi vetëm për të dhënë informacion për kapjen e tyre është 50 mijë euro. Një element i tillë si Orgest Bilbili të ndodhej në kryeqytet i armatosur, tregon sa i mbrojtur është.

Është gjetur pistoletë në çantë, mund të jetë parandaluar ndonjë ngjarje?

Hoxha: Kjo duhet të dalë nga hetimi. Është një person i shumëkërkuar dhe asnjëherë nuk është arrestuar. I ndodhur në mes të kryeqytetit  dhe merr guximin të dalë në mes të ditës tregon sa i rëndësishëm është. Edhe Laert Haxhiu edhe Orgest Bilbili janë prej 6 vitesh, ndër më të kërkuarit nga policia.

Sa gjasë ka që efektivi i policisë ta ketë njohur?

Hoxha: Në fillim mendova që skuadra operacionale mund të ketë hasur disa drejtime të Orgest Bilbilit. Oficeri i Policisë po ta dinte se me kë kishte të bënte nuk do ta kishte marrë përsipër ta ndiqte i vetëm, por do ta mbante në mbikëqyrje. Reagimi i punonjësit të policisë ka ndodhur në momentin kur Orgest Bilbili ka futur dorën në çantë dhe ka tentuar të nxjerrë pistoletën.

Dëshmon se ka pasur një dyshim se ky personazh diçka fshihte ndaj ka këmbëngulur ta kontrollojë se më kë ka të bëjë. Ky është një rast i një polici të guximshëm.

Hetimi bëhet nga Prokuroria dhe duhet të ketë parasysh rrethanat në të cilën ka ndodhur ngjarja . Ka dyshime të forta që baza ë të cilën strehohej ky personazh të çojë në identifikimin e ngjarjeve të tjera.

Personazhe të tilla sa e lehtë është ti zbërthesh?

Hoxha: Ky është një test për policinë edhe pse ka ardhur në mënyrë të rastësishme. Nuk është e lehtë të zbërthehet.

Gjithashtu gazetari Arta Hoxha theksoi se efektivi i policisë i vetëm finalizoi një operacion që ka dështuar me dhjetëra herë.

/abcnews.al/

Etiketa: Artan Hoxhagazetari Artan HoxhaPlagosja e Orgest BilbilitTirane

Të Lidhura

Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

nga 27
17:07 | 16/03/2026
0

Nga Boldnews.al Gjykata e Lartë ka rrëzuar ankimin për sekuestrimin e disa pajisjeve kompjuterike të kompanisë “Gogel”, në pronësi të Arbër...

Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

nga 27
16:51 | 16/03/2026
0

Partia Demokratike nuk do të marrë nesër pjesë në seancën plenare. Reagim për shtyp i kryetarit të grupit parlamentar të...

Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…… –

Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…… –

nga 27
16:35 | 16/03/2026
0

Më 26 shkurt, Komisioni Evropian i paraqiti vendeve anëtare Raportin e Vlerësimit të Pikave të Ndërmjetme, IBAR, për grupkapitullin e...

Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –

Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –

nga 27
15:27 | 16/03/2026
0

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy do të paraqitet në Gjykatën e Apelit të Parisit për një proces të ri lidhur me...

Para
COVID-19/ Drejtuesi i Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini”: Pranë familjeve të varfra në ditë të vështira (film)

COVID-19/ Drejtuesi i Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini”: Pranë familjeve të varfra në ditë të vështira (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

17:07 | 16/03/2026
Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

16:51 | 16/03/2026
Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…… –

Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…… –

16:35 | 16/03/2026
Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –

Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –

15:27 | 16/03/2026
Rama bëri thirrje lufte nga Kuvendi, koha që t’i përgjigjemi me revoltë popullore –

Rama bëri thirrje lufte nga Kuvendi, koha që t’i përgjigjemi me revoltë popullore –

14:47 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –
  • Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –
  • Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…… –
  • Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –
  • Rama bëri thirrje lufte nga Kuvendi, koha që t’i përgjigjemi me revoltë popullore –
  • Çfarë ndodhi në Vlorë? Rama shfaqet i nervozuar gjatë mbledhjes me deputetët (Video) –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –
  • Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com