Ka dalë sot para gjykatës, Albert Ostreni, 49-vjeçari i cili plagosi me armë zjarri 23-vjeçarin Renaldo Mejdani pak ditë më parë në Tiranë. Në gjyq ka dalë edhe Fatmir Gega, i cili e ndihmoi Ostrenin të strehohej gjatë arratisë, ndërsa pritet masa e sigurisë
Kujtojmë se më 24 gusht në rrugën “Tasim Shehu” 49-vjeçari Albert Ostreni plagosi 23-vjeçarin Ronaldo Mejdani. 23-vjeçari u dërgua menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa Drejtoria Policisë Elbasan, vendosi një patrulle postoblloku në hyrje të qytetit të Elbasanit në rreth rrotullimin e Bradasheshit për të kapur autorin.
Ndërkohë, fillimisht u arrestua vëllai i 49-vjeçarit, Dorian Ostreni, pasi fshehu provat, gëzhojën dhe DVR e kamerave te sigurisë. Ndër të tjera mësohet se autori është përdorues i lëndëve narkotike.
Ngjarja dyshohet se ndodhi pas një konlfikti të çastit, pasi personat e përfshirë kanë qenë duke luajtur me letra në shtëpinë e autorit, ku ka dy kamera sigurie që filmuan pamjet, por u morën nga vëllai i autorit dhe u fshehën.
Në banesën e autorit policia gjeti edhe rreth 50 fishekë 9mm dhe 10 gr lënde narkotike kokainë.