Pas më shumë se 1 viti policia ka mundur të vërë në pranga Emanuel Koço, i cili akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë. 17-vjeçari ishte në kërkim për ngjarje të ndodhur në vitin 2020, pasi kishte tentuar të vriste me armë zjarri kunatin e tij. Koço u vu në pranga ditën e sotme nga Forcat ‘Shqiponja’ pas aksionit blic që u zhvillua në Vlorë.
Tashmë ai do të përballet me akuzat për veprat penale ”Vrasja për shkak të marëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë dhe ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Në vitin 2020 Emanuel Koço, asokohe 15-vjeçar, qëlloi 2 herë ndaj kunatit të tij, Xhuliano Muça, pasi ky i fundit kishte dhunuar të fejuarën, motrën e autorit, në lagjen ‘Partizani’. Muça kishte vajtur në familjen e të fejuarës ditën e sotme për sqarim, pasi kishte disa ditë i ndarë prej saj. Debati ka agravuar në përdorim të dhunës verbale dhe fizike të çiftit. Kjo ka bërë që 15 vjeçari të marrë pistoletën e punës së babait, ky i fundit punonjës i paraburgimit të Vlorës dhe të qëllojë dy herë në drejtim të kunatit, Xhulianos.