Qani Muça, 52-vjeçari që plagosi me armë zjarri inspektorin e IMT-së pasi i shembën shtëpinë ka qenë i dënuar në vitin 2017 për dhunë në familje. Ai shkaktoi panik sot në në kryqëzimin e rrugëve “Todi Shkurti” me rrugën “Kristaq Capo” pasi mori armën e zjarrit dhe qëlloi inspektorin me plumb në bark.
Ilirjan Gavelli është inspektor i IMT-së i cili u plagos me armë zjarri ditën e sotme në Tiranë.
52- vjeçari është dërguar në spital, ku ndodhet në trajtim intensiv por jashtë rrezikut për jetën.
Autori i ngjarjes, 52-vjeçari Qani Muça, është arrestuar. Ilirjan Gavelli është plagosur në bark, ndërsa mësohet se akti ndodhi sapo ky kishte përfunduar zbatimin e një vendimi për shembjen e shtëpisë së Qani Muçës. Më pas, IMT-ja i ka shembur banesën, gjë që e ka shtyrë Qani Muçën për të kryer aktin.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, në kryqëzimin e rrugës “Todi Shkurti” me rrugën “Kristaq Capo”.