Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për pezullimin e fluturimeve në Aeroportin e Rinasit, pas bllokimit të punës nga kontrollorët.
Basha shkruan në “Twitter” ku i bën thirrje kryeministrit Edi Rama ta ndërpresë menjëherë grevën dhe të ndalë kërcënimet ndaj shqiptarëve.
“Rama e di tashmë fare mirë se do të humbasë, prandaj po përdor çdo marifet të pisët. Pas grevës në aeroport që dëmton qytetarët shqiptarë qëndron vetë Rama. Ai është i vetmi përgjegjës për këtë. I bëj thirrje Ramës ta ndërpresë menjëherë grevën dhe të ndalë kërcënimet ndaj shqiptarëve që sot duan ndryshim dhe shpresë pas 8 viteve të dështimeve të tij”, shkruan Basha.