Petro Marko, dhe spanjollja e dashuruar me shqiptar që kaut i thoshte “burrë lope” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Petro Marko, dhe spanjollja e dashuruar me shqiptar që kaut i thoshte “burrë lope”

12:20 | 25/11/2017
në Uncategorized
0

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Nga Ilir Levonja

Me rastin e datëlindjes së Petro Markos (25 nëntor 1913), po risjell një ese të cilën e kam shkruar këtu e katër vite më parë, në njëqind vjetorin e gjenisë tonë.
________________

Në rrugën e shkollës sime, shikoja një grua në moshë. Me flokë të zbardhur, gufa-gufa, dhe që mbartnin një shkëlqim vezullues edhe pse nuk ishin lyer me brilantinë. Emri i saj ishte Vinçensa, vinte nga Spanja. U dashurua me një djalë shqiptar, e solli dashuria mes nesh. Vinçensa nuk thoshte dot mish kau, ndaj i binte gjatë pasi ashtu i bëhej më mirë. Thoshte, një kile mish burra lope. Dhe ne, fëmijët, qeshnim. Kjo ishte gruaja e Hulusi Spahiut, luftëtarit të Spanjës. Një riosh nga ai brez shqiptarësh që kishin si ideal një botë internacionale. Mikut të ngushtë të Petro Markos.
Ashtu si shumë të dashuruara të tjera, pas djemve tanë, ato iu nështruan izolimit pervers. Pranuan gjithçka për hir të dashurisë. Edhe varrin në dheun e huaj. Shumë syresh, vinin nga Rusia, Bullgaria, Rumania, Hungaria, Çekia etj. Të më falin në kam harruar ndonjë etni tjetër. Po, pranuan edhe dheun e huaj mbi shpinë. Për këtë, dua ta kontekstojë paksa Emineskun, poetin rumun kur thotë në ca vargje vjeshte:

”në botë gjënden me mijra gra
me sytë të gjitha mbushur lot
të arta qofshin ato gra
si ti nuk ka, si ti nuk ka”,

unë po them…,

”në botë gjënden me miliona gra
me sytë të gjitha mbushur lot
të arta qofshin ato gra
po si këto…. martiret e
dashurive shqiptare kërkund nuk ka”

Ato ishin shumë që ndoqën djemtë tanë. Shumë. Për hir të dashurisë. Për hir të vullnetit zemror. Pak rëndësi kishin telat me gjemba. Ideologjia gjithashtu.
Sa here që kujtoj Petro Markon, më shkon mendja tek Vinçensa. Nga shokët e tij, nga dashuritë. Nga pjekja e detajeve, që na shfaq jeta. Nga kënaqësia njerëzore, ah po, e kam njohur këtë. E ke njohur edhe ti?! Sa mirë, kemi për kë të flasim. Kemi kë, të kujtojmë.
Ndarja më e trishtë e jetës sime, ka qënë ajo me librat. Pikërisht në majin e vitit 2005. Më duhej të fluturoja mbi oqean dhe, valixhet kanë një kufizim ne peshë. Në dhomën time të vogël, por më të mrekulleshmen në botë, lashë një batalion me libra. Po mora me vete disa nga ata pa të cilët nuk mund të rrije njeriu. Ata që nuk e kaluan peshën verbale. Mori edhe ime shoqe të sajët. Një nga ata libra që erdhi çasti ta permend sot, është, Interviste me vetveten, ose Retë dhe gurët, i Petro Markos. Pa këtë libër nuk mund të rrija dot. Po ta kisha lënë, kam bindjen se do vuaja edhe sot e kësaj dite. Sidomos sonte. Përse?, do pyesni ju.

Sot Petroja ynë sikur të ishte, do bëhej 100 vjeç. Nuk do guxoja të shkruaja këtë opinion pa këtë libër, jo për kurrikul, a ndonjë të dhënë konkrete në lidhje me ndonjë datë historike, por thjesht për konsideratën e të të qënit pranë me njëri-tjetrin. Po e rilexoj. Jo për shkak të ndonjë parashikimi, jo aspak. Por thjesht, për ndjenjën e përgjegjësisë qytetare në tërësinë e kësaj vepre. Brenda realitetit shoqëror shqiptar, por edhe atij letrar. E gjitha kjo fillon kur Petroja vet, përdor gjuhën e gjallë të atij burri nga Dukati, kur thotë se, ”nuk ta jap dorën se e kam të lyer me mut”. Një fund i sinqertë prej burri të vërtetë. Eshtë versioni më i mirë i mundshëm, përsa i përket të vërtetës së ndodhur dhe asaj të shkruar. Nga ana tjetër, mundësia të prekim me sytë tanë jetën njerëzore, si personazhe, me emra konkretë të atyre që për dekada i kemi trajtuar si heronj. Përshembull, siç është edhe rasti i kumarxhiut Ali Kelmendi. Mundësia të kuptosh se cili është patrioti, cili revolucionari dhe cili terroristi.

Çfarë ishin idealet dhe çfarë është intriga. Çfarë ishte Bashkimi Sovjetik i baba Leninit, socializmi i Stalinit dhe ëndrrat e shqiptarve. Përse heshtnin shokët, shqiptarët, vullnetarët e KONARES që shkuan në Bashkimin Sovjetik. Rasti Godelli që fliste për shishqebapin dhe përkthyesi rus që u thoshte masave të mjera se si ky shqiptar kish ardhur aty për shkak të lirisë. Se adhuronte Bashkimin Sovjetik, se, si ky, kishte me ”miliona” të tjerë në Europë e përtej. Po përse atëhere u memecuan të gjithë këta, që erdhën mbrapsht në Shqipëri. Kush i mundi vallë idealistët? Pa asnjë diskutim, terrori i shokëve, i ”idealistëve”. Siç është përshembull versioni shoqëror Petro Marko, Mehmet Shehu, etj. Shkurt, atë që nuk e vrau armiku i frontit perëndimor, e vrau shoku, bashkë projektuesit e diktaturës së proletariatit. Ndaj edhe sot, 100 vjeç, po ta pyesim luftëtarin e Spanjës, Petro himarjotin, do të na përgjigjet sërish me fjalët e dukaqotit, ”nuk ta jap dorën se e kam të lyer me mut”. Fundi i sinqertë i një idealisti.

Megjithëse tërësiht me tipare humaniste, letërsia dhe jeta e tij (kjo art më vete) akoma nuk arrin të përqafohet në masë të gjerë. Jo në kuptimin se Petro Markon nuk e njohin, apo nuk e mbajmë për një shkrimtar të madh. Nuk e përqafojmë për faktin se politika aktuale, ka më shumë strategji tekanjoze se sa ideale. Kjo edhe për shkak të idhujve, qofshin këta edhe diktatorë. Jemi të tillë, nuk bëjmë dot edhe si shoqëri. Do thoni ju, po çfarë hyn politika këtu? Unë kam përshtypjen se politikanët i përdorin gjenitë pikërisht për emocione elektorale, për të vënë në sedër masat. Por askush prej tyre nuk ka kurajon të bëhet pak nga ata. Askush. Asnjëherë. Të dalin të pohojnë fundin e sinqertë. Sikur njëri te pranojë se e ka dorën në mut dhe gjak. Ndaj ia vlen të themi bashkarisht. Hola (Ola) Petro. Dhe sa mirë që datëlindja jote është më 25 nëntor. Jo në 28 apo 29 se do na kish ndjekur edhe me ty, kjo belaja se kur iku nga ne ai gjermani i fundit.

 https://www.facebook.com/ilir.levonja/posts/1724025514308298
Etiketa: burre lopeIlir LevonjakauPetro Markospanjolle

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Foto-fakt/ Ushtari grek me plisin e bardhë

Foto-fakt/ Ushtari grek me plisin e bardhë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com