Peticion për shtyrjen e zgjedhjeve në universitete, Këshilli Studentor: Urdhri i Ministres përjashton 2/3 e studentëve nga votimi – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Peticion për shtyrjen e zgjedhjeve në universitete, Këshilli Studentor: Urdhri i Ministres përjashton 2/3 e studentëve nga votimi

17:57 | 04/07/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Këshilli Studentor Shqiptar, një nga zërat më seriozë dhe më të fortë gjatë protestës së studentëve i ka kërkuar Ministres së Arsimit shtyrjen e datës së zgjedhjeve në arsimin e lartë.

Këshilli Studentor jep disa argumenta pse ato duhet të shtyhen, pse janë antikushtetuese dhe pse vënë në rrezik shëndetin e studentëve.

Deklarata nga Këshilli Studentor i Universitetit të Tiranës:

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI I TIRANËS

KËSHILLI STUDENTOR

FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS

Tiranë,më 03.07.2020

DEKLARATË

Vërehet qartë nje ping-pong institucional,ku si per cudi Ministria e Arsimit është ajo që  nxit dhe hap fronte të reja drejt përplasjes institucionale.Cila ishte nevoja e zhvillimit të zgjedhjeve me kaq nxitim,pse u vendos data 30 korrik,në mesin e kësaj pandemie të furishme ku piku nuk dihet?Kapje e Autonimisë Universitare nga vet ekzekutivi.

  • Në kushtet kur numri i të prekurve me Covid-19 shtohet nga dita në ditë, hapja e fushatës presupozon grumbullime studentësh në takime me kandidatë për shefa departamentesh, dekan dhe rektorë, të cilët do të shpalosin secili platofrmën e vet të drejtimit.
  • Nuk është parashikuar asnjë strategji, asnjë masë se si do të zhvillohen këto grumbullime masive studentësh, si do të bëhet transporti i tyre nga rrethet drejt Tiranës, apo qyteteve të tjera ku gjenden universitetet publike si Shkodra, Gjirakastra, Korca, Vlora, Elbasani Durrësi, Saranda dhe Kamza.
  • Konviktet janë mbyllur, kushtet e tyre janë ato që dihet tashmë dhe nuk janë të përshtatshëm për të pritur përgjatë muajit korrik fluksin e studentëve.
  • Shumë universitete kanë mbyllur diplomimet në 26 Qershor, ndërsa të tjerë i kanë bërë provimet online çka do të thotë se përjashtohen a priori një numër i konsiderueshëm studentësh.
  • Provimet e fund korrikut janë deklaruar nga universitetet dhe vetë MASR si të veçanta dhe të dedikuara vetëm për studentët e viteve të treta bachelor dhe viteve të dyta master, çka të bën të mendosh se në datën 30 korrik nuk mund të jenë prezent më tepër se një e treta e studentëve. Për dy të tretat e studentëve që mbeten pa votuar, nuk mban askush asnjë përgjegjësi.
  • Universitetet publike kanë organizuar ambjentet vetëm për një të tretën e studentëve, dhe kjo është deklaruar në planet e masave të tyre, pra përsëri kemi insufiçencë të mjediseve se ku do të mbidhen studentët.
  • Jemi në kushtet ku në Universitetin Politeknik të Tiranës një studente doli e infektuar me covid-19, deklaruar kjo në media.
  • Jemi në kushtet kur policia ka shpërndarë me forcë grupime të vogla protestuesish, jo më herët se javën e shkuar.
  • Mbrojtja e Autonomisë Universitare është një tjetër aspekt i rëndësishëm,ku ngjarjet e ditëve të fundit kanë treguar një mungesë dhe misrespektim të këtij parimi.Beteja ligjore për Kopshtin Botanik vazhdon dhe do të vazhdojë derisa,Kopshti Botanik ligjërisht të mos jetë më objekt pretendimi pronësie.Konfliket institucionale mes Universitetit dihen dhe morën zhvillime të mëdha dhe me problematikat e diplomimit të studentëve të Fakultetit të Ekonomisë.Këto janë mjaft shqetësime dhe sjellja e të tjerave nuk ndikon për mirë në frymën universitare.
  • Ne disa fakultete, provimet jane vendosur te zhvillohen online ( fakulteti i gjuheve te Huaja i UT), cka do të thote që studnetet nuk jane fare prezente ne fakultete; apo ne disa te tjere, datat e fundit te diplomimit jane para dates 30 korrik 2020, pra automatikish, ata nuk jane me studente, pra kete kategori studentesh , urdheri i ministres i perjashton nga e drejta per te votuar per dekan dhe rektor, dhe per t’u zgjedhur apo per te zgjedhur perfaqesuesit e tyre ne organet drejtuese ( senatin Akademik).
  • Gjithashtu, ulet ndjeshem mundesia e pjesemarrjes ne votime te trupes zgjedhore “personel akademik”, sepse, duke patur parasysh daten e vendosur per te zhvilluar zgjedhjet ne universitete, ( 30 korrik) pervec temperatura mjaft te larta, shume prej tyre mund te jene me pushime, larg Tiranes, apo qyteteve te tjera ku ndodhen institucionet publike te arsimit te larte.

Unë Xhuljan Guçe,kryetar i Këshillit Studentor,Fakulteti i Shkencave të Natyrës, njëkohësisht dhe kandidat senator i Senatit Akademik,Universiteti i Tiranës,ju drejtohem të nderuar,kandidatë për Rektor,kandidatë për Dekanë,kandidatë senator,të marrim masa për mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve universitare deri në një periudhë kohore të dytë.Shtyrja e zgjedheve në Senatin Akademik,pikë së pari do i shërbej gjithë pjesëtarëve të jetës universitare ku pjesa më e madhe e tyre janë studentët.Mbajtja e zgjedhjeve në datën e parashikuar nga Ministria e Arsimit,me urdhin nr 175 të datës 30.06.2020, i heq mundësinë shumë studentëve të drejtën e votës,të drejtën e tyre kushtetuese.Zgjedhjet nuk mund të mbahen në datën 30.07.2020 pasi vota e shumë studentëve të rretheve nuk garantohet.Problemet gjatë marrjeve të masave kundër pandemisë së Covid-19,do ndikojnë në procesin zgjedhor,duke mos garantuar dhe një herë të drejtën kushtetuese të studentëve,atë të votës.

Si kandidat senator propozoj:

▪       Bashkimin në nismën për të shtyrë procesin zgjedhor,për mundësimin dhe garantimin e votës për gjithë studentët e Universitetit të Tiranës.

▪       Rifillimin e saj në shtatorin e vitit 2020.

▪       Senati Akademik duhet të marri kohë të mjaftueshme për të zgjidhur problematikat me të cilat po përballet KIZ(Komisioni Institucional Zgjedhor).

Bashkëngjitur deklaratës,gjeni dhe peticionin ku do shprehet vullneti individual i cdo subjekti zgjedhor.*

Kryetari i Këshillit Studentor

Fakulteti i Shkencave të Natyrës

Xhuljan Guçe

PETICION

Lënda: Nisma për të shtyrë procesin zgjedhor,për mundësimin dhe garantimin e votës për gjithë studentët e Universitetit të Tiranës

Drejtuar: Subjekteve Zgjedhore për ‘’ Organizimin e zgjedhjeve  të autoriteteve drejtuese dhe Senatin Akademik në Universitetin e Tiranës’.

Ne,nënshkruesit e këtij peticioni si subjekte zgjedhore shprehim vullnetin tonë që jemi kundër mbajtjes së procesit zgjedhor në datën e parashikuar nga urdhri i Ministrisë së Arsimit nr 175 të datës 30.06.2020 ‘’Për zhvillimin e procesit zgjedhor për autoritetet dhe organet drejtuese në institucionet publike të arsimit të lartë’’.

Vullnetin e shprehim në mënyrë të lirë,në kuadër të garantimit të së drejtës së votës për të gjithë subjektet pjesëmarrëse.

Etiketa: Këshilli studentorPeticion për shtyrjen e zgjedhjeve në universitete

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Aksident me 2 të plagosur, njëri në gjendje të rëndë

Motori del nga rruga, plagosen dy policë në Orikum

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com