Nga Roland Qafoku
Nuk ka asnjë kënaqësi të rendisësh një e nga një të gjitha krimet më monstruoze që kanë ndodhur në Shqipëri që nga viti 1990 e deri më sot. Por ngjarjet e fundit në Fier dhe Korçë kur një burrë hodhi nga dritarja e shtëpisë bashkëshorten dhe kur një baba mbyti dy fëmijë dhe më pas vari veten ka sjellë një debat të fortë për faktin se ku po shkon shoqëria shqiptare.
Por përse vrasin shqiptarët dhe përse vrasjen e realizojnë në forma makabre ndryshe nga një traditë krejt tjetër të mëparshnme? Gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Debati në Channel One” i ka dhënë përgjigje kësaj pyetje duke renditrur 50 krimet më monstruoze që kanë ndodhur në Shqipëri që pas rrëzimit të sistemit komunist?
Duke lexuar këto krime kuptojmë shumë se as varfëria, as qeveria, as media e as kush tjetër nuk i ka fajin shoqërisë shqiptare të kryejë vrasje në kufijtë e një çmendurie. Më poshtë po ju sjellin tekstin e insertit që gazetari Qafoku publikoi gjatë emisionit të djeshëm, 8 dhjetor renditura në mënyrë kronologjike.
1.
29 MAJ 1992-Në Libofshë të Fierit, dy vëllezërit Ditbardh dhe Josif Çuko, grabisin në një banesë dhe vrasin 5 pjestarët e një familjeje, duke përfshirë edhe foshnjen 6 muajshe.
2.
21 TETOR 1995-Rrëmbehet në Tiranë dhe më pas zhduket biznesmeni shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha. Dyshohet se ka vdekuar pasi është torturuar nga punonjës të SHIK. Ende nuk është gjetur trupi i tij.
3.
MARS 1997-Në Lushnje vritet dhe më pas i pritet koka një personi. Autori shëtit në qytet me kokën e prerë në prani të kalimtarëve.
4.
MARS 1998-Në plazhin e Patokut gjendet i vrarë dhe më pas i djegur roja i një lokali. Autorët e kishin lidhur me pranga policie dhe më pas e kishin vendosur të lidhur në një shtyllë.
5.
15 MARS 1998-Në Qafë-Priskë në Tiranë gjendet në rrugë kufoma e një pedagogu të Inxhinierisë së Ndërtimit. Mirjan Bubsi. Mendohet se autorët e kanë mbytyur me peshqir dhe më pas e kanë djegur kufomën.
6.
9 JANAR 1999-Gjendet rrugës drejt malit të Dajtit në bagazhin e një makine trupi i djegur i një të riu. Kufoma identifikohet muaj më vonë.
7.
19 SHKURT 1999-Në qytetin “Studenti” gjendet e masakruar me një gurë në kokë studentja 21-vjeçare Kozeta Hyseni. Ajo studionte për gjuhë-letërsi në fakultetuit Histori Filologji. Edhe sot nuk është gjetur autori.
8.
30 MARS 2000-Pranë rrugën nacionale Tiranë-Durrës, gjendet e masakruar kufoma e Erieta Avdylit, punonjëse e UNICEF e cila rezultonte e zhdukur.
9.
7 SHKURT 2001-Në afërsi të pallatit “Asllan Rusi” në Tiranë, një ish-punonjës i SHIK vret me pistoletë nënë e bijë për shkak se vajza refuzoi të martohej me të.
10.
11 TETOR 2001-Në Durrës masakrohet me 11 thika një prift italian dhe më pas autori është munduar të fshehë kufomën.
11.
3 KORRIK 2003-Në Bërxull të Tiranës babai vret të bijën 16-vjeçare pasi u largua një natë nga shtëpia. Në fillim ngjarja u mbajt si vdekje natyrale por policia arritit të zbulojë krimin. I ati u dënua me 18 muaj burg.
12.
4 SHKURT 2004-Në zonën e ish-kombinantit “Josif Pashko” në Tiranë babai vret vajzën 22 vjeç sepse kishte tre ditë që nuk ishte kthyer në shtëpi.
13.
16 DHJETOR 2004-Zhduket nga trageti që po vinte nga Italia drejt Durrësit Irena Seli, një grua rreth të 40-ave. Mendohet se e kanë hedhur nga trageti në ujë.
14.
9 SHKURT 2006-Në fshatin Kozarë të Kuçovës, gjenden të pa jetë në banesën e tyre tre pjesëtarët e një familje, kryefamiljari, gruaja e tij shtatëzanë dhe djali i tyre 3 vjeçar. Për këtë krim është arrestuar vëllai i viktimës, por ai nuk e ka pranuar krimin.
15.
7 KORRIK 2006-Në Has zhduket dhe më pas gjendet i vdekur mjeku dhe kryetari i degës së PD Behar Kastrati. Mendohet se më parë ai është vrarë dhe më pas është hedhur në rezervuar.
16.
20 TETOR 2006-Në Zall-Herr të Tiranës gjendet një kufomë e masakruar të një vazje rreth 20 vjeçe. Edhe sot nuk është mësuar identiteti dhe autorët e këtij krimi makabër.
7 MARS 2009-Në lagjen “Allias” në Tiranë, dhëndri vret me pistolete vjehrrin, vjehrrën dhe pasi plagos edhe djalin e vet 16-vjeçar më pas vret veten. Sipas policisë, shkak ka qenë grindja ne familje.
18.
12 TETOR 2009-Në Bulqizë gjenden te vdekur në banesën e tyre një çift i ri bashkëshorësh. Policia hedh dyshimet se vrasje mund te jete një krim brenda familjes.
19.
3 SHKURT 2011-Në Tiranë masakrohet me thika dhe më pas digjet në banesë një vajzë e re. Nuk janë zbuluar ende autorët.
20.
15 SHKURT 2010-Kapet nga policia një person nga Librazhdi që kishte masakruar me sopatë të ëmën 75 vjeç. Ai dyshohet kishte kryer edhe 4 vrase të tjera në fshat.
21.
11 MAJ 2010-Në ambjentet e shkollës se mesme “Mahir Domi” në Elbasan, ekzekutohet një 19-vjeçare. Sipas policisë autori pasi ka kryer krimin ka vrarë edhe veten. Shkak është bërë refuzimi i vajzës.
22.
18 MARS 2011-Në Elbasan, nënë e bijë janë ekzekutuar me armë nga djali i shtëpisë. 28-vjeçari pasi ka qëlluar për vdekjen nënën dhe motrën e tij është vetëdorëzuar në polici.
23.
19 MARS 2011-Tre persona të së njëjtës familjë janë vrarë dhë një është plagosur, në Elbasan në lagjen “Syrja Dylgjeri”. Një person i paidentifikuar ka hyrë në banesën e familjes dhe ka vrarë tre burrat e familjes. Mendohet se krimi ka ndodhur për hakmarrje.
24.
1 KORRIK 2011-Në Tiranë ekzekutohen me automatik në shtëpinë e tyre burrë e grua. Policia nis hetimin dhe arreston autorin. Shkak për vrasjen dyshohet martesa e mosaprovuar midis autorit me vajzën e çiftit të vrarë.
25.
26 SHTATOR 2011-Në Durrës gjendjet në makinën e tij i djegur, trupi i pa jetë i një punonjësi të SHISH. Mendohet se krimi ka ndodhur për shkak të detyrës.
26.
15 TETOR 2011-Në një pyll në Shëngjin gjendet një vajzë 25-vjeçare e masakruar me 20 plagë nga goditjet e thikës. Mendohet se vajza ishte nga Fieri.
27.
13 GUSHT 2011-Në vendin e grumbullimit të plehrave në Korçë gjendet një kufomë e masakruar e një gruaje rreth të 30-ave. Asaj i kishin prerë kokën dhe gjymtyrët. Ende dhe sot nuk është identifikuar.
28.
3 SHKURT 2012-Ekzekutohet në një pritë me 3 plumba një grua në Tiranë me profesion laborante dentare. Ende nuk dihen shkaqet e vrasjes dhe autori.
29.
2 GUSHT 2012-Në Arrë e Temalit në Shkodër babai 45 vjeç, vret të bijën 14 vjeç sepse nuk donte të kulloste bagëtinë dhe më pas ai vret edhe veten.
30.
7 GUSHT 2012-Në Polican të Skraparit roja i uzinës vret shefin e vet dhe më pas veten. Më pas vëllai i të vrarit dhunon kufomën e vrasësit.
31.
3 SHTATOR 2012-Në zonën e plazhit “Iliria” në Durrës, nipi 26 vjeç vret xhaxhanë 56 vjeç me thikë dhe më pas fshe kufomën në banjo në apartamentin ku banonte.
32.
11 TETOR 2012-Në Xhafzotaj të Durrësiut një 80 vjeçar masakron duke i prerë kokën një vajze studente 18vjeç e cila ishte shtatzënë me të. Sipas hetimeve turpi për këtë lidhje ka bërë që vajza ti kërkonte 80-vjeçarit ta vriste dhe ai ka kryer krimin.
33.
18 NENTOR 2012-Ne Berat ekzekutohet për hakmarrje një 65-vjeçar, pasi ishte vrarë i është prerë koka. Shkak sipas policië është bërë aksidenti që kishte bërë djali i tij nga ku kishte gjetur vdekjen një 52-vjeçare.
34.
11 DHJETOR 2012-Në Orikum të Vlorë një burrë masakron me sqepar gruan shtatzënë dhe për dy netë fle në shtëpi duke patur kufomën aty.
35
31 JANAR 2013-Në Elbasan babai vret djalin dhe nusen e tij italiane pas një debate lidhur me mënyrën e jetesës dhe pronësinë e shtëpisë.
36.
23 SHKURT 2013-Në Lënt ë Fierit një person ka vrarë vjerrin, vjerrën, ka plagosur bashkëshorten dhe më pas ka vrarë veten.
37.
25 SHKURT 2013-Në Luzni të Dibrës dy nuse masakrojnë dhe më pas i hedhin vaj të nxehtë në vesh vjehrrës, Më pas kufomën e groposin në kasollen e lopës por policia zbulon ngjarjen dhe arreston të dy nuset.
38.
16 MARS 2013-Kapet në Tiranë pedofili Ardian Përrenjasi i cili kishte abuzuar me një fëmijë dhe që dyshohet se kishte vrarë një fëmijë tjetër I cili rezulton ende i zhdukur.
39.
16 TETOR 2013-Në lagjen 18 shtatori në Gjiroaklstër një 57 vejcar vret gruan dhe më pas veten në sy të vajzës 25 vjeçare.
40
5 DHJETOR 2013-Në Shkozet të Durrës në një orë mësimi vritet me çifte një nxënës 15 vjeçar nga shoku i tij i klasës pas një grindjeje.
41.
9 MARS 2014-Në Lecco të Italisë, një nënë shqiptare, Edlira Dobrushi, vret tre vajzat e saj 3,10 dhe 13 vjeç pas divorcit me të shoqin shqiptar i cili ishte kther në Shqipëri.
42.
17 MARS 2013-Në një shpellë në në Zagorë të Shkrelit në Malësinë e Madhe gjendet një kufomë pa kokë mbuluar me gurë.
43.
23 MARS 2014.-Në Kurbin një nënë 45-vjeçare vret të bijën 15-vjeçare dhe më pas vret veten. Sipas të dhënave të para, e ëma ka patur si motiv për ta penguar vajzën të shkojë në eskursion me klasën por edhe për një lidhje dashurie të saj.
44.
28 KORRIK 2013-Në plazhin e ujit të Ftohtë në Vlorë, një 18 vjecar ekzekutone me breshëri automatiku tre pushues. Sipas policisë, autori i arrestuar do të qëllonte ngacmuesit e motrës së tij, por gabimisht janë vrarë tre pushuesit.
45.
9 MAJ 2014-Në Domgjon tyë Mirditës burri masakron gruan dhe më pas var veten. Mendohet se moti është kryer për xhelozi.
46.
1 MAJ 2014-Në fshatin Kuturman të Librazhdit nënë mbyt me jastëk foshnjen 2 muajshe sepse bashkësohrti I mohoi atësinë.
47.
29 MAJ 2014-Në fshatin Sllatinë të komunës Sllovë në Dibër, Babai vret të bijën 21 vjeçare me 8 plumba. E bija ishte shtatzënë në muajin e pestë dhe fakti që ajo nuk ka treguar se kush ishte I ati ka sjellë reagimin e tij duke e ekzekutuar.
48.
18 GUSHT 2016-Një i sëmur mendor në Himarë vret dhe më pas i pret kokën një fëmije 12 vjeç të cilin e kishte kushëri. Fmëija kishte ardhur nga Greqia për të kalaur pushimet.
49.
3 DHJETOR 2016-Ferdinand Ruko 52 vjeç nga Fieri, pasi e rreh dhe e zhvesh lakuriq bashëkshorten e tij Liljana Ruko, 43 vjeç, e hedh nga dritarja duke i shkaktuar vdekjen.
50.
5 DHJETOR 2016-Naum Toshi 41 vjeç në qytetin e Korçës ka mbytyur fëmijët dhe më pas është vetëvarur në shtëpinë e vet pas braktisjes që bashkëshortja i kishte bërë familjes.