Persona të cilët u rrëmbyen dhe nuk u gjetën kurrë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Persona të cilët u rrëmbyen dhe nuk u gjetën kurrë

20:35 | 12/02/2020
në Kryesore
0

Rrëmbimet në Shqipëri duket se mund të ndodhin edhe në mes të ditës dhe askush të mos ndërhyjë dot.

I fundit është ai i Jan Prengës i cili u rrëmbye vetëm pak kohë më parë në Kamëz dhe u vra në mënyrë makabre.

Jan Prenga, 49 vjeç, babai i 5 fëmijëve u rrëmbye mesditën e 17 janarit. Familja Hajri, me makinën e vjedhur të një këngëtareje, shkoi në Kamëz dhe e mori zvarrë në qendër të qytetit, në rrugën “London”. Jan Prenga, u rrah dhe u torturua brenda luksit të shfrenuar të standartit të jetës që Altin Hajri kishte ndërtuar brenda kështjellës që u ngrit sa hap e mbyll sytë para hundës të shtetit.

Read more

Tjetër “shuplakë” e fuqishme për Ramën! SPAK urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë –

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin –

E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji –

OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore –

Ai vdiq sepse nuk arriti dot që t’i rezistonte dhunës, ndërsa familja kërkon një varr që ta qajë. Ngarkesa e padorëzuar në destinacion nga i vëllai i mori jetën, ndërkohë që pavarësisht zbardhjes në kohë nga Policia të ngjarjes, trupi i Jan Prengës, ende nuk është gjetur.

Por Jani nuk është i vetmi.

Enver Stafuka u rrëmbye në 2015 dhe nuk u shfaq më kurrë.

Mbrëmjen e të dielës së 9 shkurtit të vitit 2015, kur akrepat shënuan 19:46 minuta e 15 sekonda, tri persona të veshur si policë e të maskuar, rrëmbyen në qendër të qytetit të Fushë-Krujës, personin që vodhi makinën “BMW” nga ku u qëllua për vdekje komisari Dritan Lamaj, Enver Stafuka.

Teksa po pinte një kafe në lokal, Stafuka doli për të hipur në makinë, dhe në këtë moment, ai u mor forcërisht. 50 sekonda, kaq ishte koha që iu duhej rrëmbyesve për të hequr qafe njëherë e mirë… një nga emrat kyç të dosjes së zbardhjes së vrasjes së komisarit.

Stafuka doli për të shkuar në shtëpi, aty ku nuk u kthye më kurrë, vetëm 500 metra larg rrugës nacionale Kamëz-Fushë-Krujë. Policia e Durrësit, u kujdes që kërkimet dhe hetimet të mbaheshin top sekret, ndërsa edhe sot, pas 5 vitesh, askush nuk di më të thotë se kush e mori Stafukën dhe se çfarë u bë me të.

Babai i 4 fëmijëve u arrestua mbrëmjen e 27 majit 2013 në qytetin e Fushë-Krujës, si bashkëpunëtor i dyshuar në vjedhjen e automjetit BMW, nga i cili u ekzekutua mbrëmjen e 25 shkurtit, kryekomisari Dritan Lamaj. Por Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës e liroi si të pafajshëm Stafukën, më 13 nëntor të vitit 2013. Dritan Lamaj u ekzekutua pasditen e 24 shkurtit.

Për vrasjen, rreth 10 orë më pas, u arrestua në Selanik biznesmeni, Arben Frroku, i cili i është arratisur tashmë drejtësisë shqiptare, ndërsa familja e tij, vazhdon qetësisht bizneset.

Frroku, jo vetëm që e njihte Stafukën… por ditën kur u vra Dritan Lamaj, të dy komunikuan, dhe kjo u provua nga qelizat telefonike të verifikuara nga prokuroria. Familja akuzoi për vite me radhë Durim Bamin, por, njësoj si çelësi që hidhet në det, për të mos e gjetur më askush… ashtu u zhduk edhe e vërteta për Stafukën.

Rrëmbimi dhe vrasja e Gazmend Çollaku, u rrëmbye për vetëm 10 sekonda

Janarin e vitit 2016, më datë 6, disa ditë pasi secili nga personazhet e këtyre ngjarjeve, me gjasë ka trëngëllitur gotat e nisjes së një Viti të Ri, në qendër të Durrësit, u rrëmbye Gazmend Çollaku. I njohur si një nga personazhet më të rrezikshme të krimit në Durrës, u pengmor për vetëm 10 sekonda.

Çollaku, alias Laert, u mor peng në orën 18:37, nga 3 persona me uniformë ‘Policia’, njëri prej të cilëve kishte armë në dorë. Klientët e lokalit dhe kalimtarët, s’mundën të bënin asgjë, kur i treti u kthye për t’i sqaruar se asgjë nuk po ndodhte. Mëngjesin e një ditë më pas, Çollaku u gjet i vdekur, i lidhur, në afërsi të rrugës kryesore pranë Fushë-Krujës. Gjykata për Krime të Rënda e dënoi Denis Shtrazën me burgim të përjetshëm për marrjen peng dhe vrasjen e Gaz Çollakut, ndërsa bashkëpunëtori i tij, Ervin Dalipaj, u vra një vit më pas.

Marjo Metushaj, skafisti vlonjat që trafikantët e drogës nuk i dhanë paratë që i premtuan

Më 16 qershor 2017, në Vlorë u zhduk Marjo Metushaj. Metushaj, i cili për autoritetet lokale, njihej si një skafist, dyshohet se nuk ishte paguar për 7 rrugë, me një vlerë totale prej 200 mijë euro. Ditën kur u zhduk, i ishte premtuar se do të merrte shumën e parave që i detyroheshin, përmes një dyqan lokal dhe një shumë parash. Ka shkuar për të marrë këtë gjë dhe nga ai moment nuk ka asnjë informacion për Marjo Metushajn.

Familjes i kishte thënë se do të takonte një shokun e tij, për punë në Seman. Prej 3 vitesh, familja qëndron me zemrën e ngrirë që një ditë dera të hapet, dhe babai i dy djemve të kthehet… kushedi thotë i ati, ndoshta gjërat do të jenë sërish si në kohët e vjetra.

Albano Xhaferri, u vra me çekiç me urdhër të Edison Harizajt

I sapokthyer nga Belgjika, Albano Xhaferri, humbi kontaktet me familjen që prej 18 qershorit. Babai i dy fëmijëve, jetonte me gruan dhe të vegjëlit në katin e dytë të një pallati në Vlorë. Në datën 2 gusht 2018, për zhdukjen e Albano Xhaferit është marrë deklarim Gazmend Merkaj, banues në Vlorë, që ka shpjeguar se ka dijeni për zhdukjen e shtetasit Albano Xhaferi. Ai ka rrëfyer se ka qenë me Ardit Kolën, Aleksandër Çaushajn dhe Ilir Shakajn, të cilët kanë vrarë Xhaferin për llogari të Edison Harizajt, i vrarë vjeshtën e vitit 2018, në autostradën Tiranë-Durrës. Shkaku i vrasjes dhe marrjen peng, sipas tij, ishte dijenia e Xhaferit për atentatin ndaj Ferdinand Llanajt, në tetor të 2017. Xhaferi sipas tij u vra me çekiç, në momentin që u mor në mjetin tip “Audi”. 20 ditë pas zhdukjes së Albano Xhaferit, në Vlorë nuk u pa më as Elvis Troqe…

‘Dua një eshtër… të mos e qaj rrugëve, veç një varr, shpresë s’kam’, ishte ky apeli i fundit, që Krenar Troqe, babai i Elvis Troqes, bëri përmes medias për zhdukjen e të birit, Elvisit. Troqe u zhduk pasditen e 17 korrikut 2018 ne qytetin e Vlorës, kur hipën në një automjet tip “Mercedes-Benz” dhe prej atij momenti fati i tij nuk dihet. 24-vjeçari vëzhgohej fillimisht për vendndodhjen e tij, teksa ndodhej në ambientet e një bar-kafeje, rrëmbyesit sinjalizohen nga informatori dhe më pas aty mbërrin makina tjetër një automjet tip “Mercedes-Benz” ngjyrë gri. Elvis Troqe është ngritur nga ambientet e kafesë ku ishte i ulur me një shok të tij, pa marrë telefonin celular me vete. I sapokthyer nga Belgjika, askush nuk di më asgjë për Troqen…

Nga viti 2016 në Vlorë rezultojnë të zhdukur, disa prej të cilëve janë gjetur të mbytur në det, 16 persona.

Gushti i 2018-ës që mori pas edhe Gëzim Hysën dhe nipin, Agron Mollaj

Zhdukje misterioze konsiderohet ajo e Gëzim Hysajt dhe nipit të tij Agron Mollaj në Shkodër. Ata kanë dalë nga shtëpia që prej datë 23 gusht dhe nuk janë kthyer më. Njëra nga pistat e hetimit është vrasja e Sokol Hysenajt e ndodhur në vitin 1996, në të cilën dyshohet të jetë përfshirë Agron Mollaj (nipi).
Ndërkohë familjarë të të zhdukurit Agron Mollaj mohojnë në mënyrë kategorike përfshirje e këtij të fundit në një ngjarje të tillë. Sipas tyre kjo ngjarje nuk ka ndodhur dhe nuk kanë pas asnjë konflikt në të kaluarën.

Etiketa: Albano XhaferriEnver StafukaGazmend CollakuGëzim HysaMarjo MetushajPoliciaRrëmbimet në Shqipëri

Të Lidhura

Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama –

Tjetër “shuplakë” e fuqishme për Ramën! SPAK urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë –

nga 27
20:33 | 20/12/2025
0

Një tjetër aksion arrestimesh të nivelit të lartë raportohet se po zhvillohet nga ana e SPAK. Burime bëjnë me dije...

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin –

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin –

nga 27
20:15 | 20/12/2025
0

Një qyetar nga Kurbini ka replikuar me Sali Berishën, gjatë foltores me mbështetësit demokratë në këtë qytet. Qytetari i thotë...

Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur dhe një e plagosur –

E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji –

nga 27
19:53 | 20/12/2025
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune, në fshatin Barkanesh të Tiranës. Një 86 vjeçar me...

OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore –

OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore –

nga 27
19:39 | 20/12/2025
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln...

Para
Reagon Meta: Do të jem në mbrojtje të Kushtetutës deri në fund të mandatit tim

Reagon Meta: Do të jem në mbrojtje të Kushtetutës deri në fund të mandatit tim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama –

Tjetër “shuplakë” e fuqishme për Ramën! SPAK urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë –

20:33 | 20/12/2025
“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin –

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin –

20:15 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur dhe një e plagosur –

E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji –

19:53 | 20/12/2025
OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore –

OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore –

19:39 | 20/12/2025
Edi Rama ka shfarosur kombin, është armiku më i madh i shqiptarëve –

Edi Rama ka shfarosur kombin, është armiku më i madh i shqiptarëve –

19:27 | 20/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Tjetër “shuplakë” e fuqishme për Ramën! SPAK urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë –
  • “Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin –
  • E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji –
  • OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore –
  • Edi Rama ka shfarosur kombin, është armiku më i madh i shqiptarëve –
  • Të marrim në dorë fatin tonë! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Tjetër “shuplakë” e fuqishme për Ramën! SPAK urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë –
  • “Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com