Përshëndeteni Bin Ladenin me portretin e Asdrenit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përshëndeteni Bin Ladenin me portretin e Asdrenit

11:53 | 16/06/2021
në Kryesore
0

Nga Klodian Tomorri

Emetimi i kartmonedhës së re me prerje 10 mijë lekë shkaktoi jo pak debate për tematikën, dizajnin, por edhe portretin që duhet të ishte aty. Por, debati i vërtetë është; A i duhet ekonomisë shqiptare një kartmonedhë me prerje kaq të madhe? Dhe cilët janë përfituesit më të mëdhenj nga kjo?

Çështja e parë është e debatueshme dhe mund të ketë argumenta nga të dy krahët, të cilët e mbështesin ose jo hedhjen në qarkullim të një kartmonedhe me vlerë ligjore të madhe. Por, pyetja e dytë ka më pak debat. Përfituesit kryesorë të emetimit të 10 mijë lekëshit janë krimi dhe rryshfetxhinjtë në të dy ekstremet e spektrit të korrupsionit si rryshfetmarrësit, ashtu edhe rryshfetdhënësit.

Read more

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

Prerjet e mëdha lehtësojnë levizjen e cash-it dhe ia bëjnë më të lehtë jetën djemve të këqinj. Konsideroni vetëm këtë shembull. Për të dhënë një rryshfet 1 milionë dollarë nevojiten vetëm 1 kilogram kartmonedha 500 euroshe. Por, nëse i njëjti rryshfet do të jepej me kartmonedha 20 euroshe do të duhej një thes 25 kilogramë i rëndë dhe shumë i madh në përmasa. Ne nuk i dimë raportet e sakta të peshës për lekun, por është e qartë se 100 milionë lekë rryshfet do të kërkonin një thes të madh me 1 mijë lekësha dhe vetëm një pako të vogël elegante me 10 mijë lekësha.

Në Bashkimin Europian kartmonedha 500 euro u pagëzua me emrin Bin Laden. Arsyet ishin dy. Së pari, ashtu si Bin Ladenin edhe 500 euroshin, shumë njerëz e dinin që ekzistonte, por shumë pak e kishin parë ndonjëherë. Sipas vetë Bankës Qendrore Europiane, më shumë se 54 për qind e qytetarëve të BE-së nuk kishin patur kurrë në dorë një kartmonedhë 500 euroshe. Së dyti, prerja 500 euro u shndërrua në kartmonedhën kryesore të financimit të terrorizmit dhe krimit të organizuar. Jo më kot ish-ministri francez i financave, Michel Sapin, dikur pati deklaruar: “Ne nuk blejmë ushqime me kartmonedhën 500 euro, por bota e nëndheshme e përdor gjerësisht atë për biznes”.

Sipas përllogaritjeve të Bankës Qendrore Europiane, 70 për qind e kartmonedhave me prerje 500 euro zotëroheshin nga krimi i organizuar ose organizatat terroriste. Kjo ishte arsyeja se pse BQE në vitin 2019 ndaloi emetimin e fletushkës vjollcë.

Në SHBA, një grup ekonomistësh nga Universiteti i Harvardit me në krye ish-sekretarin e thesarit, Larry Summers, i kanë propozuar qeverisë amerikane që të “vrasë” 100 dollarëshin për t’ia bërë jetën më të vështirë krimit. Madje sipas tyre, të njëjtin shembull duhet të ndjekë edhe Britania me prerjen 50 paund si dhe Zvicra me 1 mijë frangëshin e saj.

Në Shqipëri industria e rryshfetit është gjerësisht e përhapur dhe e ndarë mes euros dhe lekut. Por, tani edhe Shqipëria do të ketë “Bin Ladenin” e saj me portretin e Asdrenit të stampuar në të. Ndoshta si pjesë e planit të Bankës së Shqiperisë për të inkuruajuar përdorimin e monedhës kombëtare në të gjithë sektorët e ekonomisë.

Ndaj rryshfeti për një leje ndërtimi apo tender këtej e tutje do të peshojë fizikisht më pak dhe nuk do të kërkojë çantat e mëdha të zeza si më parë. Ministrat, kryetarët e bashkive dhe drejtorët e institucioneve publike nuk mund të jenë, përveçse të lumtur. Me gjasa, më shumë se 80 për qind e fletushkës së re me portretin e Asdrenit, do të jetë në duart, bodrumet apo oborret e vilave të tyre.

Etiketa: asdreniBanka Qendrore Europianebin ladenkartmonedhëKlodian TomorriLarry SummersMichel SapinPërshëndeteni Bin Ladenin me portretin e AsdrenitUniversiteti i Harvardit

Të Lidhura

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

nga 27
23:01 | 15/03/2026
0

Shqipëria ka ngecur në Bruksel, mes Komisionit dhe Këshillit të Bashkimit Europian. Edhe pse qeveria e unionit thotë që vendi...

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

nga 27
22:11 | 15/03/2026
0

Java e 28-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll këtë fundjavë me pesë përballje të zjarrta, që sollën gola, barazime...

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

nga 27
22:05 | 15/03/2026
0

Java e 28-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll këtë fundjavë me pesë përballje të zjarrta, që sollën gola, barazime...

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

nga 27
21:53 | 15/03/2026
0

Qyteti i Durrësit njihet për pasuritë e shumta të trashëgimisë kulturore mbi dhe nëntokë. Por nën të, fshihet edhe një...

Para
Sali Berisha mesazh Sekretarit amerikan të Shtetit: Nuk mbrohesh nga imuniteti kur je autor i një komedie politike për të më dëmtuar mua

Berisha sfidon: Edhe sikur 100 të mbetin, unë jam aty (film)

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

23:01 | 15/03/2026
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

22:11 | 15/03/2026
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

22:05 | 15/03/2026
Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

21:53 | 15/03/2026
Duhet t’a nisim nga vetja –

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër –

21:33 | 15/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –
  • Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –
  • Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –
  • Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –
  • Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër –
  • Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –
  • Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com