Është një nga mesfushorët më të mirë në botë dhe padyshim ëndërra kryesore e këtyre ditëve e Juventusit.
Bëhet fjalë për belgun Axel Witsel, i cili në fakt është me origjinë nga Martinika, një ishull i Antileve.
Emri i tij i plotë është Axel Laurent Angel Lambert Witsel, pra nuk ka kurrfarë lidhje me shqiptarët.
Por, ai sa herë shënon si me Kombëtaren belge, si me klubin e Zenitit të Shën Petërburgut bën shenjën e shqiponjës.
Cila është arsyeja? Kjo do të mbetet enigmë derisa ta gjejmë dhe ta pyesim.