Përse vazhdojnë gratë të fitojnë më pak se burrat? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përse vazhdojnë gratë të fitojnë më pak se burrat?

14:09 | 24/10/2017
në Uncategorized
0

Nga Francine D. Blau

Për çdo dollar që fiton një burrë, një grua fiton afërsisht 20 për qind më pak. Shkaqet kryesore variojnë nga hyrja me vonesë në tregun e punës, te lejet e lindjes, motivimi psikologjik dhe në disa raste edhe diskriminimi.

Çështja

Në vitin 2016 gratë që punuan gjatë gjithë vitit dhe me kohë të plotë fituan mesatarisht, rreth 81 cent për çdo dollarë të fituar nga burrat. Edhe pse ende i konsiderueshëm, ndryshimi në fitimet e grave ndaj atyre të burrave është ngushtuar konsiderueshëm që nga vitet 1970. Por përmirësimi më i madh në pagat e grave krahas atyre të burrave ndodhi në vitet 1980 dhe që atëherë progresi është ngadalësuar dhe është bërë edhe më i pabarabartë që atëherë. Kjo është veçanërisht e vërtetë për gratë në krye të shpërndarjes së të ardhurave. Hendeqet gjinore të pagave në nivele më të larta të shkallës së pagave janë më të mëdha dhe janë ulur më ngadalë gjatë kohës se te nivelet e të ardhurave të ulëta apo të mesme. Në vitin 2010, hendeku gjinor mes burrave dhe grave ishte më i madh për ata që kishin më tepër aftësi sesa për punëtorët e tjerë, duke sugjeruar se zhvillimet në tregun e punës për ekzekutivët dhe punëtorët shumë të aftë favorizonin burrat.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Përmirësimi më i madh në pagat e grave krahasuar me të burrave ndodhi gjatë viteve 1980. Progresi ka qenë më i ngadaltë që atëherë – veçanërisht për punëtorët me shumë aftësi.

Faktet:

Imazhi: Econofact

Hendeku në fitime mes burrave dhe grave është mbyllur në shkallë të konsiderueshme që nga mesi i viteve 1950 ku progresi më dramatik ndodhi gjatë viteve 1980 (shiko grafikun). Pas shumë vitesh me pak progres, gratë që punonin gjithë vitin dhe me kohë të plotë fitonin rreth 60 për qind të asaj që merrnin burrat në 1980, duke kaluar në 72 për qind në vitin 1990. Progresi i pagave të grave krahas atyre të burrave vazhdoi pas viteve 1980 por me një ritëm më të ngadaltë dhe më të pabarabartë rritjeje. Në vitin 2014, punëtoret gra me kohë të plotë fitonin rreth 79 për qind të asaj që merrnin burrat në një bazë vjetore dhe rreth 83 për qind në bazë javore (shifrat e cituara vijnë nga ky studim).

Gratë i kanë tejkaluar burrat në edukim dhe thuajse janë baraz me ta në terma të eksperiencës në punë, që ka luajtur një rol të rëndësishëm në pakësimin e hendekut të pagave. Në rastin e edukimit, kishte një përmbysje dramatike të hendekut gjinor. Në vitin 1981, gratë kishin nivele më të ulëta mesatare shkollimi sesa burrat dhe kishin më pak gjasa të kishin një diplomë bachelor apo më të lartë. Por në fillim të viteve 1980, gratë e reja filluan të përparonin dhe eventualisht t’i tejkalonin meshkujt e rinj në ndjekjen e arsimit më të lartë. Në vitin 2014, për shembull, gratë merrnin 57 për qind të diplomave bachelor dhe 61 për qind të atyre të asociauara. Aato i kaluan burrat gjithashtu në nivelin post-diplomim pasi morën 60 për qind të diplomave master, 52 për qind të doktoraturave dhe 49 për qind të gradave profesionale. Me vazhdimësinë e grave më të reja të edukuara më tepër se burrat, ndryshimet gjinore në arsim u përmbysën dhe tani gratë janë më të edukuara mesatarisht sesa burrat. Në terma të eksperiencës në punë, historia është gjithashtu në ngushtim për nga ndryshimet gjinore. Në vitin 1981, burrat kishin rreth 7 vite eksperiencë në punë me kohë të plotë mesatarisht krahasuar me gratë. Në vitin 2011, hendeku kishte rënë në vetëm 1.4 vjet, me arritjen më të shpejtë të përjetuar në vitet 80. Si rezultat i këtyre përparimeve, një porcion më i vogël i hendekut gjinor mes burrave dhe grave mund t’i atribuohet ndryshimeve mes tyre në shkollim dhe eksperiencë pune. Në 1980 fakti që gratë ishin pas burrave në arsim dhe eksperienca llogaritej të zinte 27 për qind të ndryshimeve në paga, në vitin 2010 diferencat në arsim dhe eksperiencë zinin vetëm 8 për qind të hendekut të pagës – shumë më pak. Megjithëse lloji i arsimit që gratë marrin ka ndryshuar më shumë drejt matematikës dhe programeve të orientuara nga karriera, ato vazhdojnë të mbetet pas në fushat e paguara shumë si shkenca, teknologjia, inxhinieria dhe matematika.

Ndryshimet në profesionet dhe industritë ku burrat dhe gratë priren të punojnë mbeten të rëndësishme në llogaritjen e hendekut gjinor të pagës – dhe rëndësia e tyre është shtuar me kohën. Që nga vitet 1970 gratë kanë bërë progres në ngjitjen e shkallës së angazhimit nga shërbimi administrativ më pak i paguar te pozicionet menaxheriale. Ngjashmërisht, gratë kanë hyrë në profesione që paguheshin më tepër dhe që kanë qenë dominuar kryesisht nga burrat: gratë kanë dalë nga mësuesia dhe infermieria drejt ligjit, mjekësisë dhe inxhinierisë, tradicionalisht të dominuara nga burrat. Megjithatë, ndarjet sipas gjinisë së angazhimeve duket se janë rrafshuar ose ngadalësuar që nga vitet 1990. Dhe ndryshimet në punësim mes gjinive në vende pune dhe industri mbeten të konsiderueshme. Për më tepër, ndërsa gratë kanë arritur rangje menaxheriale, ato mbeten të nënpërfaqësuara në krye të hierarkisë menaxheriale: megjithëse gratë janë thuajse gjysma e menaxherëve në 500 kompanitë e Fortune, ato përbënin vetëm 14.3 për qind të oficerëve ekzekutivë në vitin 2012 dhe vetëm 3.8 për qind të CEO-ve dhe mbanin vetëm 16.6 për qind të vendeve të bordeve në 2011. Ndryshimet në kthime relative në punë të ndryshme kanë luajtur gjithashtu një rol: shtimi i kthimeve në profesione ku burrat janë më të përfaqësuar kontriboi në hendekun gjinor të pagave. Për pasojë, në 2010 – veçanërisht pas prishjes së rëndësisë së arsimit dhe eksperiencës – ndryshimet gjinore në vende pune dhe industri llogariteshin se shkaktonin gjysmën e hendekut gjinor të pagave.

Vajza nga Hasi duke punuar në punishten e Mane Cahanit | Foto nga : Bashkim Shala

A ka një tavan qelqi? Lëvizja drejt barazisë më të madhe gjinore në pagesa që nga vitet 1980 u bë uniforme në spektrin e të ardhurave. Gratë në krye të shpërndarjes së të ardhurave bënë më pak progres në ngushtimin e hendekut ndaj kolegëve të tyre burra sesa gratë në të ardhura të mesme dhe të ulëta. Megjithëse nisën duke arritur burrat me përqindje të ngjashme në vitet 1980, në vitin 2010 fitimet e grave në krye ishin rreth 74-77 për qind të kolegëve të tyre meshkuj, ndërsa gratë në të ardhurat më të ulëta fitonin 82-88 për qind të pagave të burrave dhe rreth 82 për qind mesatarisht. Konvergjenca në fitime në fund reflekton, pjesërisht, humbjet nga burrat që kanë parë një ulje të punëve fitimprurëse për punëtorët më pak të arsimuar në sektore si prodhimi. Është e vështirë të përcaktohet nëse pagesa më e ulët dhe mungesa e grave në krye është për faktin se gratë janë relativisht të porsaardhura dhe do kohë të ngjisësh rangjet apo nëse ka barriera të veçanta ndaj përparimit të tyre që përfaqësojnë një “tavan xhami”. Mund të reflektojë gjithashtu konflikte më të mëdha punë-familje për gratë që pakësojnë produktivitetin e tyre ose interesin për pozicione më të larta.

Ka disa prova që shkëmbimi karrierë-familje është një faktor veçanërisht i rëndësishëm në diferencë të pagave për gratë me punë që kërkojnë aftësi të larta. Ndërprerjet e forcës së punës, më pak orë pune apo freksibiliteti më i madh i vendit të punës kanë një kosto të konsiderueshme në aspektin e fitimeve në disa vende me pagë të lartë. Studimet e avokatëve dhe të diplomuarve në shkolla biznesi kanë zbuluar se burrat dhe gratë fitojnë paga të barabarta pas diplomimit por variojnë gjerësisht pasi bëjnë progres në karrierë: 15 vite pas diplomimit avokatët meshkuj fitonin 52 për qind më shumë se koleget femra dhe të diplomuarit meshkuj në biznes fitonin 82 për qind më shumë në 10-16 vite pas shkollës. Në varësi të rolit tradicional gjinor që gratë marrin brenda famijes, ato kanë më tepër gjasa të largohen nga puna për të lindur apo rritur fëmijë dhe mund të ofrojnë një vlerë më të lartë në freksibilitetin e vendit të punës se burrat. Si rezultat, ato mund të pranojnë paga më të ulëta për freksibilitet më të lartë.

Një pjesë thelbësore për hendekun gjinor të pagave nuk mund të shpjegohet nga ndryshimet e karakteristikave të vëzhgueshme mes burrave dhe grave, duke sugjeruar se diskriminimi mund të vazhdojë të luajë një rol. Kjo pjesë e pashpjegueshme e hendekut të pagave ra ndjeshëm në vitet 1980, duke sugjeruar një ulje të mundshme në diskriminim gjatë dekadës, por ka mbetur pak e qëndrueshme që atëherë.

Ekonomistët kanë zbuluar prova se burrat favorizohen më shumë përkundrejt grave po aq të kualifikuara në shembuj të dhënë. Për shembull, një studim auditi në restorantet e shtrenjta në Filadelfia zbuloi se gratë kishin 40 për qind më pak mundësi të thirreshin për intervistë dhe kishin 50 për qind më pak gjasa të merrnin ofertë pune. Një tjetër studim zbuloi se kur orkestrat simfonike filluan të bënin audicione të fshehta për muzikantët u rrit ndjeshëm gjasa që gratë të përparonin në raundet hyrëse dhe të ishin fitimtare në raudet finale.

Përtej diskriminimit, mund të ketë ndryshime mes gjinive që janë më të vështira për t’u matur sesa arsimi dhe eksperienca e punës që rezultojnë në paga të ndryshme. Për shembull, ndryshimet gjinore në faktorë psikologjikë ose aftësi jo-konjitive mund të llogariten për një pjesë të vogël të hendekut gjinor të pashpjeguar. Gratë janë zbuluar si më pak të gatshme se burrat për të negociuar dhe konkurruar. Nga ana tjetër, ka disa prova që gratë kanë aftësi më të mira ndërpersonale apo aftësi “njerëzore” dhe bien më shumë dakord se burrat. Firmat dhe industritë mund të vënë vlera më të mëdha ose më të vogla në cilësi të tilla dhe t’i kompensojnë siç duhet. Këto faktorë vlerësohen ose hidhen poshtë në bazë shoqërore dhe mbeten për t’u diskutuar.

Rolet gjinore dhe ndarja gjinore e punës brenda familjes vazhdojnë të ndikojnë në punët e grave. Kërkimi vazhdon të tregojë një marrëdhënie negative mes fëmijëve dhe pagave të grave, njohur gjerësisht si penalltia e pagës prej mëmësisë. Kjo penallti mund të atribuohet te ideja që një firmë e sheh mëmësinë si shkak që një grua të lërë punën apo të ndryshojë rendimentin. Provat gjithashtu tregojnë se gratë kanë më shumë gjasa të heqin dorë nga puna apo të dalin nga tregu i punës për arsye familjare, ndërsa burrat kanë më tepër gjasa të heqin dorë për arsye që lidhen me punën, duke prekur negativisht pagat e grave krahasuar me burrat. Për më tepër, tendenca më e lartë që ta vendosin burrat vendin gjeografik të familjes, edhe te çiftet më të edukuara vazhdon të jetë një faktor në hendekun gjinor të pagave.

/Reporter.al/

Etiketa: burratfitimegratë

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Pas komenteve për velinën në emisionin e tij, Ermal Mamaqi shkon në zyrë i zhveshur

Pas komenteve për velinën në emisionin e tij, Ermal Mamaqi shkon në zyrë i zhveshur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve

“Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve

15:45 | 28/04/2025
Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

15:42 | 28/04/2025
Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të

Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të

18:45 | 18/04/2025
Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

16:35 | 18/04/2025
Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH

Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH

16:02 | 06/04/2025

Më Të Lexuarat

  • “Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve
  • Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit
  • Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të
  • Kosovë, na fal për 12 vite!
  • Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH
  • Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve
  • Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com