Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Përse grekët ekstremistë hoqën tabelat shqip-greqisht më 10 Maj?

Nga 27.al 0

Nga Arben Llalla

Ekstremistët grekë patën paralajmëruar që me rastin e 6 mujorit të vrasjes së Kostandinos Kacifas nga Bularati do bënin akte kombëtare, në mënyrë që t’u tregohej shqiptarëve se gjaku i Kacifës nuk vajti dëm. Më 11 Maj, të shtunën në Bularat, në kishën e Shën Athanasit, u mblodhën grekët që mbështesin idetë irredentiste të Kacifës për aneksimin e Jugut të Shqipërisë dhe kërkuan hakmarrje për luftë.

Ish-deputeti dhe ish-zëvendësministri i ekonomisë dhe punës, Andonis Bezas pikërisht më 10 Maj promovoi librin e tij kundër çamëve dhe Çështjes Çame. Këtë libër Andonis Bezas ia kushtonte aktit kriminal të Kostandin Kacifës. Ndërsa të djelën e 12 majit, Mitropoliti i Konicës ka planifikuar të mbajë një meshë në kufirin greko-shqiptar në nderim të Kacifës, por edhe për të mallkuar çamët e Çështjen Çame.

Njoftimi për meshën që do mbajë Metropoliti i Konicës për Kostandinos Kacifas

Vendosja me aq nxitim i tabelave greko-shqiptare të prodhuara në Greqi nga kryetari i Bashkisë së Finiqit, Leonidhas Kristos ishte me prapavijë politike të Athinës, teksa gjërat dolën qartë. Leonidhas Kristos duke mos bërë asgjë për banorët e Finiqit, të cilët vuajnë nga mungesa e ujit, rrugëve dhe kujdesi shëndetësor, gjeti strehë tek akti antikushtetues e provokativ. (Leonidhas Kristos do jetë kandidat i pavarur për Bashkinë e Finiqit përballë kryetarit të partisë së pakicës greke MEGA, Kiço Kristos).

Siç shihet janë strukturat shtetërore dhe partitë politike në Greqi që nxisin urrejtje etnike dhe fetare midis pakicës greke dhe shqiptarëve etnikë.

Po shteti shqiptar çfarë bën? Strukturat e Shqipërisë merren me vetveten, me karrierat politike duke nxjerrë sytë e njeri-tjetrit dhe nuk shohin jugun e Shqipërisë, në të cilin Greqia ka hedhur betonin e katit të parë.

Akte të tjera provokativë do të ndodhin këtë periudhë në jugun e Shqipërisë nga strukturat e Greqisë, sepse sa herë që mbahen zgjedhjet atje, për humbjen e njërës palë fajin e ka Shqipëria dhe shqiptarët.

E gjitha fushata e trefishtë të zgjedhjeve për eurodeputetë, prefektë dhe kryetarë bashkie do të përqendrohet tek britmat naziste për çlirimin e motrës së vogël greke Veriu i Epirit. (Nuk e dimë cila është motra e madhe e grekëve, sepse këtë të voglën e mësuam).

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej