Përse gabojmë? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përse gabojmë?

15:13 | 15/02/2019
në Kryesore, Opinion
0

Nga Artan Fuga

Migjeni deshi t’ja fuste me grusht malit që s’bëzante, por sigurisht më shumë ishte një mllef, sesa kishte një platformë mendore sesi mund ta gjente Shqipëria dhe shqiptarët rrugën për t’u bërë dinjitozë.

Prisnin shqiptarët nga Fan Noli, erudit vjershën anës detit të palarë, por vështirë se arritën të kuptonin se çfarë donte të bënte ai me Shqipërinë. Reformë agrare dhe pastaj?

Read more

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Sami Frashëri, dijetar, rreket në utopi për të mirën e Shqipërisë dhe shkruan Shqipëria çfarë ka qenë, çështë dhe çfarë do të bëhet? Se çfarë ishte më parë, as ai as ne nuk e dimë me siguri, se çfarë ishte në kohën e tij mbase ai e dinte kurse ne nuk e dimë, se çfarë do të bëhej ai nuk e dinte, kurse ne e dimë dhe e kemi mbi supe për natë. Larg së qeni ajo që ai mendonte. Pa lidhje fare.

Nacionalistë shqiptarë në vitet ’40 e mendonin të ardhmen e Shqipërisë si të mbrojtur nga fuqia e ashtuquajtur ariane që do të ngrihej mbi sllavët duke iu kundërvënë Europës latine dhe anglosaksone. Kurse komunistët e gjenin fatin e shqiptarëve te sllavët.

Pak më parë Branko Merxhani kartezian, aty në vitet ’30, ndikuar nga ogystkontizmi, shpresonte se Shqipërinë do ta merrnin në dorë intelektualët dhe përfaqësuesit e kulturës. Huq edhe ai, pavarësisht shopresave të mira. Politikani i zakonshëm shqiptar sot ka nivel kulturor më të ulët sesa mesatarja e shqiptarit të mesëm.

U rrejtën në ëndërra të kota komunistët internacionalistë që kërkonin të ardhmen te një komunizëm i ndritur, apo me një model sovjetik, sikurse hrushovianët që ëndërronin thjesht për një stalinizëm të liberalizuar.

Kot të flasësh për liberalë sepse edhe sikur të kishte të vërtetë dhe jo karagjozë rrugësh, tregu në Shqipëri as duket e as ka sy për qabe.

Kush flet për socializimin triumfues,mjafton t’i kujtojmë ku përfundoi ai pas katër dekadash në tallonat e mishit të grirë me kushedi çfarë origjine.

Nga ëndërrat për bashkim kombëtar nuk dihet se cila ende shihet si një ideal me sy zgjuar.

Bashkimi kombëtar ka përfunduar në një histori pushimesh plazhi dhe në luftë të patates!

Ku janë utopitë e viteve ’90 për Shqipërinë si Zvicra, për qytetarin e pasur, me pronë, në mirëqënie me një drejtësi të pavarur dhe të drejtë, të ditur dhe të hapur ndaj botës?

Përse kemi ngelur jashtë Europës si qen rrugësh, kur në 90 këndonim për Europën e Bashkuar?

Po Kosovën si nuk e njohën aq shtete sa duhet për të hyrë e pranuar në OKB?

Demokracia si gjoja pushtet i popullit përse na erdhi me hashash, emigrime masive, papunësi, dhe llapaqenosje parlamentare?

Pse kemi gabuar në parashikimin e historisë sonë të ardhme?
Pse kemi ikur në drejtime të tjera nga ato që kemi menduar?
Na ka lënë arsyeja, apo na ka tradhëtuar historia?
Përse kemi mbetur në bisht të historisë, në vagonin e fundit të popujve të tjerë?

Pse heronjtë tanë përjetësuar në monumente apo rrëzuar nga piedestalet kanë gabuar në parashikimet e tyre, ndërsa kanë qenë të ushqyer me shpresa të mëdha?

Kanë gabuar të gjithë.

A thua një demon u ka pëshpëritur në vesh formulën e gabuar.
A thua diçka i ka penguar të mendojnë me realizëm dhe saktë.

Cfarë ka ndodhur?

Ka ardhur koha të gjendet gabimi, ndryshe nuk dihet se ku do të përfundojmë.

Cfarë është kjo Shqipëri që sot na ka mbetur në kurriz për ta bartur në rrugëtimin tonë drejt nuk dihet se kujt aventure dhe të papriturash që nuk kemi ende idenë se çfarë do të na rezervojnë fshur pas ferrave të historisë?

(skicë e një memorandumi)

Etiketa: Artan FugaFan NoliMigjeniSami Frashëri

Të Lidhura

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

nga 27
23:26 | 04/04/2026
0

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

nga 27
22:36 | 04/04/2026
0

Vrasa e shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë kanë çuar në arrestimin e disa shqiptarëve, duke e cilësuar ngjarjen si një larje...

22:32 | 04/04/2026
0

Vrasa e shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë kanë çuar në arrestimin e disa shqiptarëve, duke e cilësuar ngjarjen si një larje...

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

nga 27
22:14 | 04/04/2026
0

Juventus ka përpara një rrugë për të hyrë në zonën Champions gjatë së cilës duhet të jetë thuajse perfekt. Luciano...

Para
Vajzat dhe djemtë janë të barabartë vetëm para komshiut, kur i pyet: “Ku po shkon?”

Vajzat dhe djemtë janë të barabartë vetëm para komshiut, kur i pyet: “Ku po shkon?”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

23:26 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:36 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:32 | 04/04/2026
Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

22:14 | 04/04/2026
Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

22:02 | 04/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –
  • Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –
  • “Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com