Përplasjet Basha-Berisha, VOA: Ajo që deri pak më parë ishte një luftë nervash, duket se tani është kthyer dhe në një provë force – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përplasjet Basha-Berisha, VOA: Ajo që deri pak më parë ishte një luftë nervash, duket se tani është kthyer dhe në një provë force

06:32 | 22/12/2021
në Kryesore
0

Në selinë e PD-së, dy palët që nuk njohin njëra-tjetrën, u përplasen në distancë, duke përdorur tone force. Zoti Berisha në një konferencë shtypi nga një sallë përballë asaj ku zoti Basha po zhvillonte një mbledhje, i bëri thirrje këtij të fundit të largohet nga Partia. Dera e sallës ku zoti Berisha mbajti konferencën u hap më dhunë nga një prej personave që e shoqëronin atë, e që sipas zotit Basha është një narkotrafikant i kërkuar në Britaninë e Madhe. Kryetari demokrat iu kundërpërgjigj pararendësit të tij, duke deklaruar se partia i ka të gjitha mundësitë të mbrojë integritetin e institucionit të saj

Zoti Berisha u rishfaq sot në selinë e Partisë Demokratike së bashku me anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, struktura e zgjedhur nga Kuvendi i thirrur prej tij më 11 dhjetor. Së bashku, u ngjitën në hollin e katit të dytë dhe u drejtuan në një nga sallat. Dera e mbyllur u hap me forcën e shkelmave nga një prej personave që shoqëronte zotin Berisha dhe mbështetësit e tij.

Në sfond ishte slogani i Kuvendit të thirrur nga zoti Basha të shtunën e kaluar. Për pasojë, tavolina dhe karriget në sallë u ndryshuan, duke u spostuar në krahun e kundërt.

Read more

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Zoti Berisha deklaroi se Komisioni kishte vendosur të niste nga puna për zbatimin e vendimeve të Kuvendit të 11 dhjetorit ku mes të tjerash u votua dhe për shkarkimin e zotit Basha, vendim i cili iu nënshtrua një javë më pas një referendumi të organizuar po nga zoti Berisha. Vendimi, tha ai, do t’i njoftohet zotit Basha me shkrim: “Komisioni vendosi t’i komunikojë deputetit Lulzim Basha vendimet supreme të anëtarësisë së PD në aktin më historik të lirisë, siç ishte referendumi”.

Zoti Berisha theksoi disa herë në formë ultimative se vendimi i marrë do zbatohet “pa asnjë lloj hezitimi. Paralajmëroj deputetin Basha të mos imagjinojë dhe mendojë për një çast të vetëm t’i kundërvihet vendimit të referendumit më të gjerë që është mbajtur ndonjëherë në historinë e vendit në një forcë politike. Anëtarët kanë vendosmëri absolute për të zbatuar këtë vendim”.

Zoti Basha i cili ndodhej në një mbledhje në një tjetër sallë përballë reagoi menjëherë pas largimit të zotit Berisha, duke deklaruar se personi që kishte hapur me dhunë derën ky hyri ish-kryetari, ishte “Fatjon Dautaj, narkotrafikant i kërkuar nga Agjencia Kombëtare e Krimit në Britaninë e Madhe”.

Sipas zotit Basha, “hyrja e dhunshme në zyra, vetëm ekspozon dëshpërimin e Sali Berishës, të cilin e lexuan të gjithë, dje. Dëshpërim që vjen nga fakti që e ka kuptuar që nuk është thjesht pakicë, por është një i vetëm, i ndjekur nga një përzierje e çuditshme njerëzish, që e kanë urryer gjithmonë dhe që e urrejnë edhe sot, por që shpresojnë, që përmes tij të kapin diçka, në këtë situatë, dhe nga një pjesë, jo sot, po ditën e djeshme, demokratësh të zhgënjyer, rikthimi i të cilëve brenda familjes sonë, duke i zhveshur nga iluzionet dhe gënjeshtrat e Sali Berishës, është një nga detyrat tona”.

Ndërsa i kujtoi zotit Berisha, vendimin e Kuvendit të 18 dhjetorit sipas të cilit personat e shpallur non grata nuk mund të mbajnë asnjë funksion në PD, zoti Basha iu kundërpërgjigj dhe paralajmërimit të bërë prej tij: “Partia Demokratike i ka të gjitha mundësitë të mbrojë integritetin e institucionit të saj nëse dikush mendon se mund ta përdhosë me banditë të dhunshëm”.

Rrugët mes tyre janë qartësisht të ndara, dhe ajo që deri pak më parë ishte një luftë nervash, duket se tani është kthyer dhe në një provë force./VOA/

Etiketa: Perplasjet Berisha- BashaTensionet ne PDVOA

Të Lidhura

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

nga 27
22:22 | 05/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama, po dilte nga pallati i Kulturës ‘Labëria’ në Vlore në përfundim të takimit me banorë të Zvërnecit,...

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

nga 27
22:10 | 05/06/2026
0

Kryeministri, Edi Rama, mori pjesë sot në aktivitetin për 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Vlorë. Gjatë fjalës së tij, Rama,...

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

nga 27
21:28 | 05/06/2026
0

Një “protestues” i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. Ambasadori i Bashkimit Evropian...

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

nga 27
21:20 | 05/06/2026
0

Gjatë takimit me socialistë të Vlorës, kryeministri Edi Rama vijoi replikat me kundërshtarët e ndërtimit të resortit në Zvërnec, duke...

Para

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, dyshohet për të plagosur

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

22:22 | 05/06/2026
Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

22:10 | 05/06/2026
Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

21:28 | 05/06/2026
Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

21:20 | 05/06/2026
“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

21:02 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –
  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –
  • Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –
  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –
  • “Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –
  • Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –
  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com