Përplasje në Kuvend, PD kërkon të diskutohet helmimi në Krujë, PS: Presim hetimin e autoriteteve – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përplasje në Kuvend, PD kërkon të diskutohet helmimi në Krujë, PS: Presim hetimin e autoriteteve

10:26 | 28/10/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Ka nisur me debate seanca e sotme plenare në Kuvend. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj, ka kërkuar ndryshim të rendit të ditës, në mënyrë që të futet si pikë e parë diskutimi situata e rënduar nga helmimi në Krujë.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është shprehur se ngjarja në Krujë nuk duhet të politizohet, por sipas tij, duhen pritur autoritetet të bëjnë hetime.

Ai iu ka kërkuar deputetëve të opozitës që nga nesër të depozitojnë kërkesën për interpelancë me ministren e Shëndetësisë ose të Transportit, dhe në seancën e ardhshme të diskutohet ngjarja.

Read more

Konflikt në Durrës/ Burri plagos me thikë në këmbë të riun, shpallet në kërkim –

“Më kthe 15 mijë euro ose…”/ Babai ndërroi jetë, dhunohet i biri –

PD do të heqë nga statuti nenin e dorëheqjes së kryetarit? Frikë nga lëvizja e Salianjit…

Përplasje e fortë, automjeti godet shtyllën elektrike dhe një këmbësor –

Pjesë nga debatet:
Rushaj: Ne sapo depozituam një kërkesë. Ka një ngjarje shumë të rëndë, që është verifikuar në Krujë, për shkak të ndotjes së ujit të pijshëm. Janë qindra qytetarë nga Kruja që janë detyruar të shkojnë në spital për të marrë ndihmën e shpejtë. Nga çfarë është verifikuar deri tani, rezulton që kemi të bëjmë me një papërgjegjshmëri dhe shkelje të ligjit në furnizimin me ujë të pijshëm të qytetarëve. Për këtë arsye, ne sapo paraqitëm kërkesën e firmosur nga 10 deputetë dhe kërkojmë të ndryshohet rendi i ditës dhe të vendoset si pikë e parë diskutimi për situatën emergjente të krijuar nga ndotja e ujit të pijshëm në Krujë. Mendojmë që Kuvendi e ka detyrim të diskutojë për këtë ngjarje të rëndë që ka çuar në dëmtime masive të shëndetit të qytetarëve.

 

 

Balla: Rezulton të jenë të kontaminuar nga uji i pijshëm atje. Policia dhe prokuroria po bëjnë të gjitha hetimet për t’i shkuar deri në fund kësaj ngjarjeje. Nuk e di që Kuvendi ka atribute të bëjë hetime penale apo hetime të karakterit mjekësor, pasi këto duhet t’i bëjnë autoritetet shtetërore. Besoj deri javën e ardhshme qoftë ministrja e Shëndetësisë, qoftë ai i Brendshëm, apo edhe strukturat e tjera shtetërore do jenë në gjendje t’i bëjnë Kuvendit një informacion të plotë. Sa i përket sugjerimit tim mbi kërkesën pa mbulim mbi rregulloren e Kuvendit nuk ka asgjë. Nëse doni interpelancë urgjente ajo duhet depozituar deri ditën e martë.

Gëzoni gjithë të drejtën të kërkoni interpelancë urgjente. Unë propozoj që ngjarje të tilla duhet sa më pak të politizohen dhe sa më shumë të hetohen. Ajo që them me plot bindje është se të gjitha strukturat shtetërore kanë qenë në gatishmëri që në momentin e parë. Kështu që kjo çështje nuk ka si të hyjë në rend dite.

Rushaj: Të gjitha institucionet janë të mirëpritura të bëjnë punën e tyre, por në Kuvend kemi deputetë që përfaqësojë qytetin e Krujës. Ata duan të diskutojnë çfarë ka ndodhur, si ka ndodhur dhe kush janë masat që duhen marrë. Parashikohet se 10 deputetë mund të kërkojnë ndryshim të rend dite.

Balla: Nuk ka akt, as një projektligj, as interpelancë, asnjë instrument parlamentare, që Parlamenti sipas oreksit tuaj të kthehet në një instrument diskutimi. Keni një interpelancë me shumë rëndësi dhe dua t’iu shpreh gatishmërinë tonë që interpelancat do të mbahen në çdo rast. Të ftojmë zv.kryeministrin të mbajë interpelancën. Kështu që ju kërkoj që çështjet që diskuton Kuvendi nuk janë debate kafenesh, por janë debate mbi projektligje, projektvendime, apo mbi formën e interpelancës. Ju lutem, nuk duhet politizuar ajo ngjarje. Le të presim institucionet të bëjnë detyrën dhe në seancën e radhës mund të kërkoni interpelancë me ministren e Shëndetësisë, apo me atë të Transportit. Nuk kemi çfarë votojmë. Nëse duam të votojmë diçka që nuk ekziston, le ta votojmë, por besoj se nuk ka vend. Propozoj të vazhdojmë me rendin e ditës.

Rushaj: Nuk kërkova të nxjerrim një ligj të veçantë, por kërkova të bëjmë diskutime. Atje ka qindra të sëmurë prej ditësh, ndaj duhet t’iu japim mundësinë deputetëve të Krujës, që të shprehin shqetësimet e tyre.

Nikolla: Mirë është që të presim përgjigjen e organeve kompetente. Bashkohemi me shqetësimin e njerëzve që kanë probleme shëndetësore në Krujë. Është dhe në ndertin tuaj që mos të bëjmë politikë me këto situata. Të presim kohën e duhur. Nuk është koha që të vijojmë me ndryshim të rendit të ditës. Të vijojmë me rendin e ditës.

Etiketa: Helmimi në KrujëPDPërplasje në KuvendPS

Të Lidhura

Konflikt në Durrës/ Burri plagos me thikë në këmbë të riun, shpallet në kërkim –

Konflikt në Durrës/ Burri plagos me thikë në këmbë të riun, shpallet në kërkim –

nga 27
15:29 | 15/03/2026
0

Një sherr mes të rinjve në Durrës ka përfunduar me plagosjen e një 26-vjeçari. Sipas uniformave blu, ngjarja ka ndodhur rreth...

“Më kthe 15 mijë euro ose…”/ Babai ndërroi jetë, dhunohet i biri –

“Më kthe 15 mijë euro ose…”/ Babai ndërroi jetë, dhunohet i biri –

nga 27
15:21 | 15/03/2026
0

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin Sh....

PD do të heqë nga statuti nenin e dorëheqjes së kryetarit? Frikë nga lëvizja e Salianjit…

PD do të heqë nga statuti nenin e dorëheqjes së kryetarit? Frikë nga lëvizja e Salianjit…

nga 27
15:01 | 15/03/2026
0

Partia Demokratike pritet të mbledhë Kryesinë këtë të hënë, më 16 mars, në orën 12:00, në një takim ku në...

Përplasje e fortë, automjeti godet shtyllën elektrike dhe një këmbësor –

Përplasje e fortë, automjeti godet shtyllën elektrike dhe një këmbësor –

nga 27
14:43 | 15/03/2026
0

Policia njofton se Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin J. M., pasi...

Para
Alibeaj: Ja çfarë pritet të ndodhë në bashkitë e djathta

Helmimet, deputetja e Krujës: Kryebashkiaku të dorëhiqet, Alibeaj: Krim masv, të gjejmë përgjegjësit

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Konflikt në Durrës/ Burri plagos me thikë në këmbë të riun, shpallet në kërkim –

Konflikt në Durrës/ Burri plagos me thikë në këmbë të riun, shpallet në kërkim –

15:29 | 15/03/2026
“Më kthe 15 mijë euro ose…”/ Babai ndërroi jetë, dhunohet i biri –

“Më kthe 15 mijë euro ose…”/ Babai ndërroi jetë, dhunohet i biri –

15:21 | 15/03/2026
PD do të heqë nga statuti nenin e dorëheqjes së kryetarit? Frikë nga lëvizja e Salianjit…

PD do të heqë nga statuti nenin e dorëheqjes së kryetarit? Frikë nga lëvizja e Salianjit…

15:01 | 15/03/2026
Përplasje e fortë, automjeti godet shtyllën elektrike dhe një këmbësor –

Përplasje e fortë, automjeti godet shtyllën elektrike dhe një këmbësor –

14:43 | 15/03/2026
Më skualifikuan pa asnjë arsye –

Më skualifikuan pa asnjë arsye –

14:19 | 15/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Konflikt në Durrës/ Burri plagos me thikë në këmbë të riun, shpallet në kërkim –
  • “Më kthe 15 mijë euro ose…”/ Babai ndërroi jetë, dhunohet i biri –
  • PD do të heqë nga statuti nenin e dorëheqjes së kryetarit? Frikë nga lëvizja e Salianjit…
  • Përplasje e fortë, automjeti godet shtyllën elektrike dhe një këmbësor –
  • Më skualifikuan pa asnjë arsye –
  • Mbahen zgjedhje në degën e PD në Shkodër, Ardit Çylybyli kundër përjashtimit nga lista të 300 anëtarëve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Konflikt në Durrës/ Burri plagos me thikë në këmbë të riun, shpallet në kërkim –
  • “Më kthe 15 mijë euro ose…”/ Babai ndërroi jetë, dhunohet i biri –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com