Drejtori i Ujësjellësit, Orest Malushi qëlloi me pistoletë Zylyftar Byrekun
Një përplasje me armë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Kolonjë. Raportohet se drejtori i Ujësjellësit në Ersekë, njëkohësisht kryetar i PS-së në një nga njësitë të këtij qyteti, Orest Malushi, ka qëlluar me pistoletë një militantët të PD-së, Zylyftar Byrekun. Malushi gjatë kësaj përplasje me armë shoqërohej nga kryetari i PS-së në Leskovik, Sergei Peshtani dhe drejtori i Elektrikut në Ersekë, Robert Hamzaj. Por, pavarësisht kësaj ngjarje, ai nuk është ndaluar nga ana e policisë, e cila nuk e ka raportuar këtë ngjarje. Malushi është një kontigjent krimi. Ai ka qenë dënuar edhe për plagosje të rëndë me pasojë vdekjen, duke kryer disa vite burg në Korçë.