• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përplasje bandash/ Vrasje, përdhunime dhe grabitje me armë nga të ‘fortët’ e Shkodrës

14:37 | 15/08/2016
në Uncategorized
0

Ngjarja e mbrëmshme në Shkodër, ku në qendër të qytetit pati shkëmbim me armë zjarri mes dy makinave duket se ka nxjerrë në pah të ‘fortët’ e Shkodrës.

Nge hetimet e policisë rezulton se Donald Shtjefni,  Kristian Shtjefni e Patrik Salaj të cilët kanë qenë duke lëvizuar me automjetin BMW X5, me targe SB60 CEA dhe shtetasit Behar Brajoviç (Bajri), Ilir Rustemi (Bajri) dhe Bledar Lekaj të cilët kanë qenë duke lëvizur me makinën BMW me targë AA 006 NL, në lagjen “Vasil Shanto”, kanë qëlluar kundrejt njeri- tjetrit me armë zjarri, pistoletë dhe automatik, ku nga ky shkëmbim zjarri ka mbetur i dëmtuar Donald Shtjefni i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë  jashtë rrezikut për jetën.

Lexo edhe

Ankimimi i Berishës për Alibeajn, gjykata do të vendosë në 27 mars –

Shqipëria fiton në “raundin e parë” përballë Maltës –

Hoxha zbulon epiqendrat e hashashit, kokainës dhe ekstazit në Tiranë –

Për të ikur nga vendi i ngjarjes, Behar Brajoviç (Bajri), Ilir Rustemi (Bajri) dhe Bledar Lekaj janë drejtuar për në fshatin Golem të Shkodrës. Por, nga shpejtësia e madhe, makina me të cilin po udhëtonin ka dalë nga rruga.

Por, kush janë Behar Brajoviç (Bajri), Ilir Rustemi (Bajri)?

Familja Bajri është bërë nga më të njohurat në Shkodër. Po t’i kujtoje dikujt pak kohë më parë mbiemrin Bajri, nuk do t’i vinte mirë. Bëmat e djemve dhe kushërinjve, kishin bërë që ata të ishin “zotër” të qytetit të Shkodrës.

Më poshtë renditen gjithë krimet e faktuara dhe krimet e dyshuara të arrestuarit Behar Bajri:

Me datë 28.01.2000 në fshatin Dobraç ka vrarë me armë zjarri shtetasin Petrit Demiri, punonjës i Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Shkodër. Për këtë vepër venale Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër e ka dënuar vetëm me dy vjet burgim. Gjykata e Apelit për Krime të Rënda Tiranë, me vendim të datës 27 shkurt 2007 e ka dënuar me 9 vjet heqje lirie dhe 2(dy) milion lekë gjobë për kryerjen e veprës penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Ngjarja për të cilën shtetasi Behar Bajri është deklaruar fajtor ka ndodhur me datën 12 shtator të vitit 2005, në qytetin e Shkodrës, ku ky shtetas përmes gjobvënies, ka kërkuar që të përfitojë pa të drejtë shumën prej 5 milionë lekësh të reja nga një banor i qytetit të Shkodrës. Këtë krim Behar Bajri (Rustemi) e ka kryer në bashkëpunim me kushëririn e tij Sead Rustemi.

Me datë 18.08.2006 shtetasi Behar Bajri është akuzuar për përdhunimin e dy vajzave të mitura, krim të cilin e ka kryer në bashkëpunim me një tjetër person. Për këtë ngjarje Gjykata e rrethit Shkodër kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” nën akuzën e “heqjes së paligjshme të lirisë në bashkëpunim”, marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç”.

Me datë 14.01.1999 në lagjen Dobraç të qytetit të Shkdrës Behar Bajri, Ilir Bajri dhe Frederik Totaj në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen se kanë kryer veprën penale të vjedhjes me armë ndaj dy qytetarëve nga Berati, të cilët kanë qenë duke udhëtuar me një automjet tip Kamion me targë të Vlorës.

Me datë 14.01.1999 në lagjen “Vojo Kushi”, janë vrarë me armë zjarri vëllezërit Osman e Artur Alibali. Autorë të dyshuar të kësaj ngjarje kanë rezultuar të jenë shtetasit Behar Bajri, Ilir Bajri dhe Frederik Totaj. Kjo vrasje është kryer menjëherë mbas vjedhjes me armë të kryer ndaj dy shtetasve nga Berati.

Me datë 15.02.2001 në lagjen Vasil Shanto të qytetit të Shkodrës është vrarë me armë zjarri shtetasi Arben Tuzi, vjeç 39 nga Shkodra. Autorët e dyshuar të kësaj ngjarje kanë rezultuar të jenë shtetasit Behar Bajri dhe Ilir Bajri.

Me datë 21.03.1999 Behar Bajri në bashkëpunim me shtetasin Ilir Bajri kanë tentuar të kryejnë vjedhje me armë ndaj Arben Tuzit dhe vëllait të tij. Nga shkëmbimi i zjarrit të dy palët kanë plagosur njëri-tjetrin.

Me datë 26.06.2002 në banesën e Behar Bajrit është gjetur e vrarë bashkëshortja e tij Fabiola Bajri, 16 vjeçe. Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se në këtë rast ishte vrasje dhe jo vetëvrasje siç deklaruan familjarët. Autor i dyshuar i kësaj vrasje është Behar Bajri.

Ndërsa i arrestuari tjetër, Ilir Bajri Ilir akuzohet se në 4 gushtit të vitit 2006, ka vrarë Pal Kosterin, pranë banesës së tij, në fshatin Stom-Golem, pak metra larg Urës së Bardhajve. Vrasja pati ndodhur pas një konflikti të dy autorëve me dy nga djemtë e viktimës, që janë pronarë të një lokali në Velipojë.

Autori kishte frekuentuar lokalin në Velipojë dhe në gjendje të pirë ka shkaktuar trazira në të. Kjo ka bërë që pronarët, djemtë e viktimës t’i kërkojnë Bajrit të mos vinte më në lokalin e tyre, pasi po u largoheshin klientët. Nga kjo, autori është ndjerë i fyer dhe ka shkuar në Shkodër, tek shtëpia e Pal Kosterit dhe pasi e ka thirrur atë të dalë jashtë, e ka qëlluar me armë. Bashkëshortja e viktimës i ka identifikuar autorët, të cilët i njihte dhe më parë. /GazetaExpress/

Etiketa: perplasje mes bandash en Shkoder

Të Lidhura

Ankimimi i Berishës për Alibeajn, gjykata do të vendosë në 27 mars –

Ankimimi i Berishës për Alibeajn, gjykata do të vendosë në 27 mars –

nga 27
14:25 | 23/03/2023
0

Partia Demokratike kryesuar nga Sali Berisha ka ankimuar vendimin e KAS për zgjedhjet e 14 majit ku njihet si kryetar...

Shqipëria fiton në “raundin e parë” përballë Maltës –

Shqipëria fiton në “raundin e parë” përballë Maltës –

nga 27
14:21 | 23/03/2023
0

Kombëtarja shqiptare U-19 triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj Maltës, në ndeshjen e parë miqësore të planifikuar për këtë muaj kundër...

Hoxha zbulon epiqendrat e hashashit, kokainës dhe ekstazit në Tiranë –

Hoxha zbulon epiqendrat e hashashit, kokainës dhe ekstazit në Tiranë –

nga 27
14:19 | 23/03/2023
0

Gazetarja Anila Hoxha ka zbuluar zonat e kryeqytetit ku konsumohet drogë, duke i ndarë me llojin që “preferojnë” më së...

BE pritet të mblidhet mbi liberalizimin e vizave për Kosovën –

Kosova, një hap më pranë drejt liberalizimit të vizave –

nga 27
14:11 | 23/03/2023
0

Komisioni për liritë qytetare, punë të brendshme dhe drejtësi i Parlamentit Evropian, ka miratuar edhe një herë vendimin për liberalizimin...

Para
Policia greke vret të riun shqiptar

Ambasada shqiptare në Athinë: Vdekja e emigrantit është filmuar

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ankimimi i Berishës për Alibeajn, gjykata do të vendosë në 27 mars –

Ankimimi i Berishës për Alibeajn, gjykata do të vendosë në 27 mars –

14:25 | 23/03/2023
Shqipëria fiton në “raundin e parë” përballë Maltës –

Shqipëria fiton në “raundin e parë” përballë Maltës –

14:21 | 23/03/2023
Hoxha zbulon epiqendrat e hashashit, kokainës dhe ekstazit në Tiranë –

Hoxha zbulon epiqendrat e hashashit, kokainës dhe ekstazit në Tiranë –

14:19 | 23/03/2023
BE pritet të mblidhet mbi liberalizimin e vizave për Kosovën –

Kosova, një hap më pranë drejt liberalizimit të vizave –

14:11 | 23/03/2023
Ish-portieri i Manchester United kritikon Donnarumman –

Ish-portieri i Manchester United kritikon Donnarumman –

14:07 | 23/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Ankimimi i Berishës për Alibeajn, gjykata do të vendosë në 27 mars –
  • Shqipëria fiton në “raundin e parë” përballë Maltës –
  • Hoxha zbulon epiqendrat e hashashit, kokainës dhe ekstazit në Tiranë –
  • Kosova, një hap më pranë drejt liberalizimit të vizave –
  • Ish-portieri i Manchester United kritikon Donnarumman –
  • Tentoi të korruptonte policin në kufi, procedohet 26-vjeçari –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ankimimi i Berishës për Alibeajn, gjykata do të vendosë në 27 mars –
  • Shqipëria fiton në “raundin e parë” përballë Maltës –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com