Përplasja mes ndërtuesve për objektin në Tiranë, policia: Si ndodhi ngjarja

Lexo edhe

Zbardhet përplasja me armë zjarri që ndodhi dje në një kantier, ku në konflikt u përfshinë dy biznesmen, ndërsa një prej tyre mbeti i plagosur bashkë me një kalimtar të rastit.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në rrugën “Ndre Mjeda” në Tiranë. Policia ka bërë me dije se janë vënë në pranga 5 persona, ndërkohë që një është proceduar në gjendje të lirë.

NJOFTIMI I POLICISE
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Albert Allmuça, 53 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”;
Sino Llanaj, 46 vjeç, për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”;
Sh. B., 41 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Moskallëzimi i krimit”;
S. M., 52 vjeç, dhe A. L., 48 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”;
Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi K. K., për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

NGJARJA
Në përfundim të veprimeve të para hetimore ka rezultuar se shtetasi Sino Llanaj së bashku me persona të tjerë, ka shkuar në kompleksin në rrugën “Ndre Mjeda”, ku janë konfliktuar fizikisht me rojet e sigurisë duke përdorur sende të forta dhe armë zjarri. Policia ka bërë të mundur identifikimin e njërit prej shtetasve (për arsye hetimore nuk bëhen të ditura gjeneralitetet e tij), i cili ka qëlluar me armë zjarri. Po punohet për kapjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të Lidhura

Para