Oranews
Një incident është shënuar në selinë e PS-së në Elbasan paraditen e sotme kur po mbaheshin votimet për delegatët e Kongresit.
Një socialist i indinjuar i drejtohet deputetit Ben Blushi se nuk kishte mbajtur premtimin që i kishte thënë për t’i gjetur një vend pune.
Blushi teksa përpiqet ta qetësojë i thotë se nuk ishte ai që e kishte lënë pa punë dhe se kjo ishte arsyeja që po ankohej,pasi janë të shumtë socialistët pa punë, raporton Oranews.
Socialisti:Më premtoi punë por më la rrugëve
Ben Blushi: Qetësohu
Socialisti: Çfarë të qetësohem, ti fik telefonin.
Ben Blushi I jep dorën: Qetësohu me mua e ke apo me atë,( për Taulant Ballën)
Socialisti: Me ty e kam. Më the do më fusësh në punë
Ben Blushi I jep dorën
Socialisti: Pse ta jap dorën, kot!
Ben Blushi: Po pse të mos ma japësh dorën, çfarë pret nga unë?
Socialisti: Jam vetë I 8-të pa bukë.
Ben Blushi: Po unë s’të kam lënë pa bukë
Socialisti: Ti më ke lënë, se ike. Kur erdhe më Elbasan më the jam i pari, ku e ke punën?
Ben Blushi: Për këtë punë po ankohem se jeni të gjithë të papunë.
Socialisti: Na gjej punën.