Është arrestuar sot nga policia shoferi që ditën e djeshme përplasi dy këmbësorë në zonën e ‘Komunës së Parisit’ ku për pasojë njëri humbi jetën ndërkohë personi tjetër pasi mori ndihmën mjekësore u largua për në banesë.
Drejtuesi i mjetit i identifikuar me inicialet A.B 46 vjeç dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka shkaktuar aksidentin.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit: A. B., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në Komunën e Parisit, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka aksidentuar shtetasit F. Gj. dhe M. Gj. Shtetasi F. Gj., si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasi M. Gj., pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital, është larguar në banesë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin e policisë.