Një shtetas shqiptar ka humbur jetën pasi u përplas nga një makinë teksa po kalonte rrugën në Bari të Italisë.
Bëhet fjalë për Asqeri Banin, 56 vjeç i cili ka humbur jetën në vend.
Sipas dëshmitarëve mësohet se një makinë arriti ta shmangte pa e goditur shqiptarin në rrugë, por makina që vinte pas saj e goditi duke e lënë të vdekur në vend.
Sipas mediave italiane, disa ditë më parë, i njëjti person u shpëtua teksa endej në rrugën Bari-Bitritto.