Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin nacional Memaliaj-Mallakastër në afërsi të fshatit Qesarak.
Burime bëjnë me dije se lagështira e shkaktuar nga reshjet e shiut që ka përfshirë vendin ditën e sotme ka shkaktuar aksidentin mes 3 mjeteve.
Nga përplasja e makinave ka dëme materiale ndërsa personat që ndodheshin brenda mjeteve kanë pasur plagë të lehta. Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.