Reagon deputeti i përjashtuar për qëndrimin e tij për reformën në drejtësi.
Deputeti i përjashtuar nga grupi parlamentar i LSI-së, Përparim Spahiu, ka sqaruar se pavarësisht vendimit të grupit, vota e tij do të vazhdojë të jetë për LSI-në. Reagimi i Spahiut vjen, pasi grupi parlamentar i LSI-së vendosi ta përjashtojë pasi deklaroi votën kundër reformës në drejtësi Përmes nje mesazhi në twitter, Spahiu kishte theksuar : “E kuptoj dhe jam dakord që sovranitetin e vendit tonë të përbashkët duhet ta ndajmë me NATO, me KE, shpresoj dhe me BE. Por nuk jam gati të votoj ndarjen e sovranitetit me Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit. Çfarë përfaqësojnë këta?!”, shkruante Spahiu.
Dy ditë pas publikimit të këtij mesazhi, forumet e LSI-së kanë marrë vendimin për ta përjashtuar. Kryetari I grupit parlamentar të kësaj partie Petrit Vasili, garantoi se votat e LSI-së do të jenë për reformën në drejtësi.