Policia e Shtetit në bashkëpunim me Shërbimin e Çështjeve të Brendshme ka zbuluar në një fshat të Përmetit një magazinë me një sasi të konsiderueshme lënde narkotike.
Magazina në fjalë ndodhet në fshatin Pagri dhe sasia e kanabisit që është gjetur në të, e futur në thasë të zinj, është e konsiderueshme.
Në operacion po marrin pjesë edhe agjentë nga Antidroga, Forca e Posaçme Operacionale, Drejtoria e Policisë Gjirokastër dhe Policia e Përmetit.