Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mesditën e sotme Shtabin e Emergjencave për situatën e krijuar në vend nga reshjet e dendura të shiut.
“Të gjitha strukturat nën drejtimin e ministrave dhe të personave përgjegjës janë angazhuar për ta përballuar sa më mirë të jetë e mundur një gjendje që realisht është vërtetë e pazakonshme sa i përket reshjeve të parashikuara”, u shpreh Kryeministri Rama.
Qarqet më të prekura janë Durrësi, Tirana, Dibra, Lezha dhe Gjirokastra. Shefi i Emergjencave, Shemsi Premçi, ka raportuar për situatën ku ka përmendur si situata po menaxhohet më së miri.