Të paktën shtatë persona kanë mbetur të vrarë dhe 17 të tjerë janë plagosur pas një përleshje në burgun e Karolinës Jugore. AP shkruan se zëdhënësi i burgut, Jeff Taillon ka njoftuar për këtë ngjarje, pasi agjentët e Sektorit Shtetëror të Zbatimit të ligjit kanë ndihmuar në sigurimin e Institucionit Korrektues.
Mësohet se 17 të plagosur kanë kërkuar ndihmë mjekësore jashtë burgut, ndërkohë që në këtë institucion vuajnë dënimin rreth 1,500 të burgosur.