Përjashtimi i Berishës dhe 7 demokratëve, reagon PD-ja zyrtare: Na u rrezikua jeta! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përjashtimi i Berishës dhe 7 demokratëve, reagon PD-ja zyrtare: Na u rrezikua jeta!

08:54 | 11/01/2022
në Shqiperi
0

Partia Demokratike ka reaguar zyrtarisht pas vendimit të kryesisë për të përjashtuar përfundimisht nga PD ish-kryeministrin Sali Berisha dhe 7 nga mbështetësit e tij.

Në deklaratën e PD-së, thuhet se ky vendim është marrë pas protestës së 8 Janarit, ku si pasojë e dhunës nga përkrahësit e Berishës, u vu në rrezik, jeta e anëtarëve të kryesisë, grupit parlamentar, Këshillit dhe Kuvendit Kombëtar, si dhe e vetë protestuesve.

Ndër të tjera, në reagim thuhet se asnjë prej personave që janë përjashtuar nuk u distancua nga aktet e dhunës, që sipas Bashës u krye nga persona me rekorde kriminale dhe se qëllimi i Berishës ishte gjakderdhja.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Vendimi për përjashtimin është marrë në orët e para të mëngjesit të sotëm, në mbledhjen e kryesisë që nisi rreth orës 18:30 dhe ka përfunduar rreth orës 03:30 të mëngjesit.

Anëtarët që janë përjashtuar përfundimisht janë: Bujar Nishani, Flamur Noka, Albana Vokshi, Edmond Spaho, Arben Ristani, Klevis Balliu, Keltis Kruja.

Ndërkohë që për mbështetësit e tjerë të Berishës, kryesia ka vendosur që ata të qëndrojnë të pezulluar. Në mesin e atyre që janë pezulluar janë Agron Shehaj, Belind Këlliçi, Ledina Mandija, Tritan Shehu, Aldo Bumçi, Çlirim Gjata, Edith Harxhi, Edi Paloka, Luan Baçi, Oerd Bylykbashi, Lorenc Luka, Ivi Kaso, Mimoza Hajdarmataj, Genc Pollo, Genc Deromemaj, Eno Bozdo, Ervin Minallori, Rigers Muçollari dhe Bledi Himçi.

Pritet që ky vendim i kryesisë të kalojë më pas për miratim në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike. Mbledhja e djeshme e Kryesisë së PD-së u zhvillua nën masa ”të rrepta”, ku Lulzim Basha iu kërkoi të gjithë të pranishmëve që të hiqnin telefonat në mënyrë që të mos kishte rrjedhje jashtë të informacioneve.

Etiketa: BashaBerisha

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Evi Kokalari largohet përgjithmonë nga politika shqiptare

Evi Kokalari largohet përgjithmonë nga politika shqiptare

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aksident tragjik në Elbasan–Cërrik, humb jetën një person, tjetri i lënduar –

Aksident tragjik në Elbasan–Cërrik, humb jetën një person, tjetri i lënduar –

23:01 | 24/04/2026
Fshesa e Arbër Abazit 1.4 miliard lekë Tenderi fiktiv i Mariglen Dishës, “ALKO” me vetëm 1 kamion “pastron” Librazhdin –

Fshesa e Arbër Abazit 1.4 miliard lekë Tenderi fiktiv i Mariglen Dishës, “ALKO” me vetëm 1 kamion “pastron” Librazhdin –

22:55 | 24/04/2026
Njoftoi rritje të tarifave, One Albania vihet nën hetim nga Autoriteti i Konkurrencës –

Njoftoi rritje të tarifave, One Albania vihet nën hetim nga Autoriteti i Konkurrencës –

22:15 | 24/04/2026
“Nuk e dinim që ishte në Shqipëri” –

“Nuk e dinim që ishte në Shqipëri” –

22:03 | 24/04/2026
Kthesë në çështjen Nikulaj, Gjykata në Londër ndalon përkohësisht ekstradimin –

Kthesë në çështjen Nikulaj, Gjykata në Londër ndalon përkohësisht ekstradimin –

21:51 | 24/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Aksident tragjik në Elbasan–Cërrik, humb jetën një person, tjetri i lënduar –
  • Fshesa e Arbër Abazit 1.4 miliard lekë Tenderi fiktiv i Mariglen Dishës, “ALKO” me vetëm 1 kamion “pastron” Librazhdin –
  • Njoftoi rritje të tarifave, One Albania vihet nën hetim nga Autoriteti i Konkurrencës –
  • “Nuk e dinim që ishte në Shqipëri” –
  • Kthesë në çështjen Nikulaj, Gjykata në Londër ndalon përkohësisht ekstradimin –
  • Aksident i rëndë në Shkodër, një person në gjendje të rëndë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aksident tragjik në Elbasan–Cërrik, humb jetën një person, tjetri i lënduar –
  • Fshesa e Arbër Abazit 1.4 miliard lekë Tenderi fiktiv i Mariglen Dishës, “ALKO” me vetëm 1 kamion “pastron” Librazhdin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com