Periferi – Qendër dhe anasjelltas! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Periferi – Qendër dhe anasjelltas!

06:15 | 20/10/2020
në Kryesore
0

Read more

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Nga dom Gjergj Meta
Periferia i jep qendrës detajet dhe nuancat pa të cilat qendra nuk do të ishte e plotë. Një qendreje të vetmjaftueshme, pa nuancat e periferikes, do t’i mungonte konkretësia. Pa periferinë qendrës do t’i mungonin rrënjët e do të thahej.
Ndërsa qendra është ajo që i jep periferisë kozmopoliten dhe vështrimin nga sipër, pa të cilën periferia mund të kthehet në banalitet, në një lagje të izoluar me pleq që kujtojnë trimëritë e njëri-tjetrit apo gra që merren me llafe katundi. Pa qendrën perferisë do t’i mungonte frymëmarrja, madje do të shterrohej.
Nëse duam të zhvendosemi në një rrafsh më të gjërë mund të themi se globalizmi është një e keqe po aq sa provincialimi (apo nacionalizmi që është gjë tjetër nga atdhedashuria). Si globalizmi si provincializmi, janë dy skaje të dëmshme të zhvillimit të shoqërisë njerëzore. I pari synon të sheshojë dallimet midis individëve dhe popujve deri në asgjesimin e tyre. Politikat globaliste sot, sidomos në shoqëritë perëndimore, kanë si objektiv të tyrin të vënë në qendër individin dhe të drejtat e tij, pa marrë parasysh bashkësinë, familjen, shoqërinë. Prandaj aborti, martesat homoseksuale, eutanazia etj., janë për politikat globaliste “kuajt e luftës” së tyre të përditshme.
I dyti, pra provincializmi dhe format e tij nacionaliste e populiste, synojnë t’i theksojnë dallimet deri në ekstrem, deri në mbyllje ndaj të ndryshmit, madje në rikthimin e kufijve dhe mureve midis popujve, shoqërive dhe racave.
Janë dy rreziqe nga të cilat duhet të ruhemi vazhdimisht.
Ndërveprimi midis qendrës dhe periferisë është thelbësor për një shoqëri të shëndoshë. Mungesa e këtij ndërveprimi mund të çojë në shformime antropologjike dhe kulturore, në abstragime nga njëra anë dhe në mbyllje nga ana tjetër, në shkëputje dhe copëzime realitetesh.
Dialektika midis periferisë dhe qendrës duhet të synojë drejt një sinteze të vazhdueshme ku e veçanta, tipari dallues, origjinaliteti nuk duhet të zhbëhen apo të asgjesohen për hir të së përgjithshmes, përbashkueses dhe universales. E po ashtu e përgjithshmja nuk ka tagër t’i marrë frymën të veçantës, origjinales, tiparit dallues. Kjo dialektikë midis tyre nuk mund të jetë luftë, por dialog dhe ndërveprim i vazhdueshëm që ka si synim zhvillimin e njeriut dhe të shoqërisë ku ai jeton.
Duke jetuar prej vitesh në realitete periferike, por edhe vetë Shqipëria është periferike, këtë që po them e ndjej se është një temë që përshin disa përmasa të jetës shoqërore sikurse janë kultura, politika, ekonomia, madje edhe religjioni.
Sot, flitet gjithnjë e më shumë për decentralizim apo parim subsidariteti. Shpjeguar më thjeshtë do të thotë që periferive u duhet dhënë autonomi veprimi deri sa munden. Ku nuk munden ndërhyn qendra e cila forcon veprimin e periferive, por nuk i zëvendëson apo më keq akoma i bën asgjë ato.
Etiketa: dom Gjergj MetaglobalizmiPeriferi - Qendër dhe anasjelltas

Të Lidhura

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

nga 27
13:59 | 05/06/2026
0

Ngjarja e Zvërnecit dhe protestat që po e pasojnë atë këto ditë në Tiranë, por edhe në metropole të ndryshme...

favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

nga 27
13:43 | 05/06/2026
0

Biznesmeni Pandeli Carapuli është thërritur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Sipermarresi Carapuli është shoqëruar nga avokati...

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

nga 27
13:21 | 05/06/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli edhe për protestën masive të qytetarëve për Zvërnecin, ku deklaroi mbështetjen ndaj saj....

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

nga 27
13:02 | 05/06/2026
0

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me detajet e zbardhura së fundi të cilat tregojnë se familjarët...

Para
Donald Trump sulmon Anthony Fauci-n: Njerëzit janë lodhur duke dëgjuar këta idiotë

Donald Trump sulmon Anthony Fauci-n: Njerëzit janë lodhur duke dëgjuar këta idiotë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

13:59 | 05/06/2026
favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

13:43 | 05/06/2026
Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

13:21 | 05/06/2026
Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

13:02 | 05/06/2026
Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

12:42 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –
  • “Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –
  • Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –
  • Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –
  • Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –
  • E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –
  • “Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com