Ajo është sot një nga ikonat e bukurisë shqiptare, imagjinoni si mund të ketë qenë para 27 viteve edhe pse duket sikur për të vitet nuk ecin. Bëhet fjalë për Valbona Selimllarin, missin e parë shqiptar. Bukuroshja shqiptare është rikthyer shumë vite pas në kohë, duke kujtuar momente nga viti 1997. Ajo ka publikuar një foto me mikeshën e saj, Sonila Çaushi, kur ishte vetëm 25 vjeçe.











