Përgjimet “fundosin” Fatos Tushen, zbardhet biseda me biznesmenin: Do të të nis diçka, flasim në WhatsApp! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përgjimet “fundosin” Fatos Tushen, zbardhet biseda me biznesmenin: Do të të nis diçka, flasim në WhatsApp!

15:05 | 08/07/2021
në Kryesore
0

Gazetarja Klodiana Lala siguron dosjen e Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) për ish-kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe, dhe zyrtarët e tjerë të arrestuar të kësaj bashkie, të cilët kanë abuzuar me tenderat publikë.

Në dosjen e siguruar nga gazetarja Lala, janë bisedat e përgjuara nga SPAK mes kryebashkiakut Tushe dhe përfituesit të tenderit, Ibrahim Lami.

Pjesë nga dosja e SPAK:
Sipas Akuzës, dyshimet për fiktivitet në dokumentacion pasqyrohen edhe nga komunikimi i datës 18.01.2021 në ora 2:07:07 PM, sipas të cilës bisedon Ibrahimi me Endrit Myrtaj, prje ku rezulton se Ibrahimi i thotë Endritit se “më mori Flamuri në telefon dhe nuk është bërë asgjë”. Endriti i shpjegon se është lidhur me Besmirin dhe ai i ka nisur matjet, pra inxhinieri vet… ndërkohë që Ibrahimi i thotë se “flit me këtë Bardhin”. Endriti i thotë “të flas me Bardhin… me Bardhin vetëm për përfundimin se dosjen po e bëj me këto dokumentet që po më bëj ky Besimiri inxhinieri në terren”. Ndërkohë që Ibrahimi i thotë “Po don ato dokumentet se i kalon data po thotë’, dhe i kërkon që të lidhet me Bardhin.

Read more

“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës –

Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses –

Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët –

Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –

Nga biseda e datës 21.01.2021 në ora 9:04:04 AM edhe shtetasi Bujar Murati telefonohet nga Endrit Myrtaj (djali i Natasha Myrtaj me funksion supervizore e punimeve). Ai i prezantohet Bujarit si Endriti, supervizori i Braçes, dhe se kishte disa letra të Braçes për të firmosur, të kanalit të Lushnjës, përfundim pune. Bujari i thotë që “te zyra i ke njerëzit”, dhe Endriti i thotë “të flas me Zhanin unë?” “Po” i thotë Bujari.

 

Më pas, nga bisedat e zhvilluara nga shtetasi Bujar Murati, (administrator i kompanisë X), në orën 09:57 të datës 21.01.2021 (kur Endriti ka vajtur për të marrë firmat te zyra e Bujarit), komunikon me shtetasen me emrin Dori, dhe ajo i thotë “Po pra ka vënë emrin e Zhanit si drejtuese teknike”, Bujari i thotë “Po Zhani është”, Dori i përgjigjet “Mirë unë firmosa, por Zhanit si thashë fare”, Bujari i thotë “Varja mo çke me të”. Nga aktet e supervizimit të punimeve rezulton se drejtuese teknike e punimeve është shtetasja Zhaneta Diamanti, për të cilën ka dyshime se nuk ka nënshkruar në aktet që dokumentojnë punimet.

Në një bisedat midis Ibrahimit dhe Flamurit, të zhvilluar më 26.12.2020 në orën 10:15:16 AM: Flamuri i thotë se “Do hedhim prapë vitin tjetër tendera”, pastaj i thotë që “këto porositë t’i bëj gati unë”, ç’ka nënkupton interesin për ta favorizuar shtetasin Ibrahim Lami.

Gjithashtu, për lidhjen midis Fatos Tushes dhe Ibrahim Lamit dhe mbështetjen që i jep këtij të fundit, tregon edhe biseda e datës 20.01.2021 ora 12:06:31 PM: 069 20…. “Mirë kryetar se kot të mora, për qejf”. 068 20… “Po unë do të të nisja më vonë diçka ta shikoje njëherë …, ai muhabet që të bëra unë atëherë për atë Avdylajn … që … edhe se ç’paska ardhur dikush aty nga SPAK dhe kërkokan dosjen ata …. po do të të nis unë diçka dhe flasim në Whatsapp”.

Sipas Akuzës, këto lloj bisedash nuk do zhvillohen midis tyre, në rast se puna e ndërmarrë me prokurim publik do ishte kryer me kompaninë X, pasi aurotiteti kontraktor do ta përcillte këtë shqetësim shtetasit Bujar Murati, administratorit të kësaj firme, si problematikë që lidhet me tenderin që sipas letrave është fituar nga ai./BW

Etiketa: Fatos TusheGazetarja Klodiana Lalaish-kryebashkiaku i LushnjësSPAK

Të Lidhura

“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës –

“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës –

nga 27
23:18 | 23/02/2026
0

Duke iu referuar konkretisht, situatës së krijuar në Gurët e Murrizit, Ngjeqari ka sqaruar se fenomenet e rrëshqitjeve masive nuk...

Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses –

Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses –

nga 27
22:40 | 23/02/2026
0

Këtë të hënë, për 5 orë në Këshillin për Mandatet u shqyrtua kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të...

Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët –

Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët –

nga 27
22:18 | 23/02/2026
0

Lala tha se një nga të pandehurat në çështjen e tunelit të Llogarasë ka deklaruar se tenderat janë realizuar nën...

Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –

Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –

nga 27
21:46 | 23/02/2026
0

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Bajram Curri – Qafë Morinë, ku ka humbur jetën drejtuesi...

Para
Fitorja e Anglisë ndaj Danimarkës, ish-sulmuesi i “Tre Luanëve”: Nuk ishte penallti, s’kishte asnjë kontakt në zonë

Fitorja e Anglisë ndaj Danimarkës, ish-sulmuesi i “Tre Luanëve”: Nuk ishte penallti, s’kishte asnjë kontakt në zonë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës –

“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës –

23:18 | 23/02/2026
Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses –

Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses –

22:40 | 23/02/2026
Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët –

Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët –

22:18 | 23/02/2026
Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –

Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –

21:46 | 23/02/2026
Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –

Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –

21:44 | 23/02/2026

Më Të Lexuarat

  • “Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës –
  • Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses –
  • Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët –
  • Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –
  • Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –
  • Transferimi/ Egnatia finalizon detajet e shitjes së futbollistit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës –
  • Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com