Deputeti i PS-së, Ulsi Manja ka reaguar për përgjimet e publikuara sot në gazetën gjermane “Bild” për dosjen 339 ku përmendet Astrit Avdylaj dhe Vangjush Dako por edhe zyrtarë të tjerë të PS-së.
Manjan ka deklaruar se duhet të nisin hetimet për nxjerrjen e sekretit hetimor.
“Siç e dini janë bërë publike sot disa materiale përgjimi nga dosja 339 që është ende në hetim. Nuk do flas për hetimet dhe fatin e personave të përmendur. Jam këtu i shqetësuar për dy gjëra, e para është koha që Prokuroria dhe Policia Gjyqësore të vlerësojë seriozisht çështjen e daljes në publik të sekretit hetimor. Të hetohet kush prej prokurorëve i çoi përgjimet në zyrat e PD”,- tha Manja.