Ministria e Brendshme e Afganistanit, ka bërë të ditur se, së paku katër veta janë vrarë dhe afro 40 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi në një xhami në lindje të Afganistanit. Ngjarja ka ndodhur gjatë faljes së Xhumasë, në fshatin Hisara të provincës Nagarhar. Në mesin e të vrarëve ka qenë edhe Imami i xhamisë.
Ministria ka deklaruar se “sulmi terrorist” është kryer nga “armiqtë e popullit afgan”, citon rel.