Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen “Partizani” në Vlorë, për shkaqe që ende nuk dihen.
Në vendngjarje kanë shkuar zjarrëfikëset që po punojnë për shuarjen e flakëve.
Ndërkohë bëhet me dije se zjarri ka nisur në kuzhinë, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak mund të ketë qenë ndonjë shkëndijë elektrike.
Policia është duke punuar për të zbardhur ngjarjen e plotë.