Spitali Hipokrate në Selanik është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme. Mësohet se zjarri ka rënë në një nga repartet e Covid-19.
Mediat greke raportojnë se është dashur të evakuohen disa reparte, ku pacientët janë transferuar në oborr. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar 8 automjete zjarrfikëse të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Për fat të mirë, nga zjarri nuk është shënuar asnjë i lënduar.