Ditën e sotme në mediat sociale ka qarkulluar një video prekse, ku në të shikohet një ushtar ukrainas i cili pas një kohe të gjatë mes vështirësive që ka kaluar është kthyer në shtëpi.
Oleksandra Matviichuk , aktivistja ukrainase për të drejtat e njeriut ka qenë nismëtarja që e ka shpërndarë këtë video ku shikohet momenti kur ushtari takon prindërit e tij.
Këto pamje janë filmuar në Nova Basan pasi ushtari u rimor nga forcat ukrainase.
Gjithashtu, Katerina Sergatskova, kryeredaktore e websajtit të lajmeve me bazë në Kiev Zaborona Media, e ndau videon në rrjetin e saj social Twitter, duke shkruar se kjo është ajo për të cilën ukrainasit luftojnë, për të mbrojtur familjen e tyre.
“Kjo është ajo për të cilën luftojnë ukrainasit. Për familjet e tyre, për shtëpinë e tyre. Për dashurinë dhe lirinë.”
Touching video. My colleague Dmytro Stretovych, who joined the Ukrainian army, came to his parent's house after the liberation of Nova Basan'. His parents survived after month of Russian occupation. This is happiness. I wish all Ukrainian families to feel it. #StandWithUkraine pic.twitter.com/ceS7cVfhD4
— Oleksandra Matviichuk (@avalaina) April 4, 2022