Për Bashkimin dhe ëngjëllin e tij mbrojtës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Për Bashkimin dhe ëngjëllin e tij mbrojtës

16:00 | 30/03/2021
në Kryesore
0

Nga Ilir Babaramo

Bashkim Fino u përcoll për në banesën e fundit me një procesion, ku u bashkuan lotët e familjes, dashuria e miqve dhe respekti i kundërshtarëve.

Sot, Shqipëria humbi një nga shtetarët më të mirë, Gjirokastra një nga njerëzit e saj më të njohur.

Read more

Rama ka transportuar drogë dhe shuma të mëdha parash –

Tiranë/ E punësoi si dizenjuese, 48-vjeçari p*rdhunon 21-vjeçaren në apartamentin e tij

Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –

Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –

Plot 24 vjet më parë, sytë e shqiptarëve u kthyen gjithë shpresë tek një 35 vjeçar, pothuajse i panjohur në Tiranë. Vendi ishte në prag të lufës civile. E vetmja hapësirë ku krijohej iluzioni se shteti mund të ekzistonte ishin ato 500 metra që ndajnë selinë e Qeverisë me atë të Presidencës. Çdo përpjekje për të vënë situatën nën kontroll rezultonte donkishoteske. Situata mund të dukej akoma dhe më e pashpresë kur për t’i dhënë fund marrëzisë kolektive shqiptare u zgjodh dikush që kishte lindur përbri një rrugice me emrin “sokaku i të marrëve”. Misioni i Finos ishte në kufijtë e të pamundurës. Me gjeste pajtimi, të vogla në dukje si një ndeshje futbolli, por mbi të gjitha me mesazhe paqeje, Fino arriti t’i kthejë shpatat në parmenda. Vetëm ato katër muaj si kryeministër i mjaftojnë që të hyjë në historinë e Shqipërisë. Mbi të gjitha, të mbahet mend për mirë nga të gjithë. Arritje tepër e rrallë në këto vise.

Kontakti i parë me Bashkimin për këdo duhet të ketë qenë një kurth. Shpërthimet e tij të ngjashme me ato të përrenjve të shumtë të Gjirokastrës ta krijonin këtë iluzion. Mund të grindeshe në kafe për një penallti të anulluar të “zikaltërve”, ashtu dhe për një amendament kushtetues në Parlament. Por, ky ishte veçse kontakti i parë. Pas polemizuesit pasionant fshihej një nga njerëzit më racionalë të politikës shqiptare. Fjala “bonhomme” duket se ishte kostumi real i Finos. Ishte sfiduesi i konfliktit. Mbeti pasionant i arsyes, kompromisit. Ishte vetë boshti i simetrisë. Gjithnjë duke ruajtur cipën në faqe, ndërkohë që kjo e fundit është bërë më e rrallë se uraniumi në politikën shqiptare.

Disa besonin se Fino kishte një mangësi si politikan. Nuk fliste gjuhë të huaja. Dokra snobësh! Fino i fliste kujtdo në gjuhën që kuptonte. Fjalët e tij ishin po aq të qarta si për Mellanin, hamallin e lodhur në Qafë të Pazarit, ashtu dhe për Klintonin në Zyrën Ovale.

58 vitet e jetës së tij kaluan një e nga një nën krahët e një ëngjëlli mbrojtës. I ati iku nga kjo botë tre muaj para se Bashkimi të vinte në këtë jetë. Aneja vuri shallin e zisë, të cilin nuk e hoqi deri ditën e fundit të saj. 58 vitet e tjera të jetës së saj i jetoi vetëm për një arsye: të bënte të lumtur Bashkimin. Dhe ai vërtet kaloi një fëmijëri të lumtur, mes dy pasioneve që fare s’kanë lidhje me njëri tjetrin: violinën dhe futbollin. Aneja i kaloi plot 58 vite si një fuqi providenciale e Bashkimit. Luftën me vdekjen Fino e nisi pesë vjet më parë. Të gjithë besuam se e fitoi, por jo aneja. Parandjenjat e nënës kurrë nuk gabojnë. Ndaj u nis para tij pak javë më parë për ta pritur sërish Bashkimin në tjetrën jetë. Diku në qiell me shpresën se mund ta shikojnë bashkë sërish Gjirokastrën. Nga lart.

Lamtumirë miku im

Përqafime Dianës, Megit, Redit.

Etiketa: Bashkim FinobonhommeIlir BabaramoPër Bashkimin dhe ëngjëllin e tij mbrojtësQafa e Pazaritsokaku i të marrëve

Të Lidhura

Rama ka transportuar drogë dhe shuma të mëdha parash –

Rama ka transportuar drogë dhe shuma të mëdha parash –

nga 27
11:03 | 16/03/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar sërish Edi Ramës për udhëtimet e tij me avion, duke theksuar se...

Tiranë/ E punësoi si dizenjuese, 48-vjeçari p*rdhunon 21-vjeçaren në apartamentin e tij

Tiranë/ E punësoi si dizenjuese, 48-vjeçari p*rdhunon 21-vjeçaren në apartamentin e tij

nga 27
10:53 | 16/03/2026
0

Një 21-vjeçare është përdhunuar nga një shtetas i huaj, në një banesë të marrë me qira në rrugën e “Bogdanëve”,...

Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –

Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –

nga 27
10:45 | 16/03/2026
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha jashtë ambienteve të SPAK tha se Rama nuk mund të mbyllë dosjet e tij...

Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –

Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –

nga 27
10:41 | 16/03/2026
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha jashtë ambienteve të SPAK tha se Rama nuk mund të mbyllë dosjet e tij...

Para
Pa garanci nga SHBA e BE/ Rama sjell vaksinën kineze me 50% efikasitet

Rama nuk ka bilanc, nis fushatën "një vaksinë një votë"

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rama ka transportuar drogë dhe shuma të mëdha parash –

Rama ka transportuar drogë dhe shuma të mëdha parash –

11:03 | 16/03/2026
Tiranë/ E punësoi si dizenjuese, 48-vjeçari p*rdhunon 21-vjeçaren në apartamentin e tij

Tiranë/ E punësoi si dizenjuese, 48-vjeçari p*rdhunon 21-vjeçaren në apartamentin e tij

10:53 | 16/03/2026
Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –

Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –

10:45 | 16/03/2026
Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –

Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –

10:41 | 16/03/2026
Vendoset sasi tritoli pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet –

Vendoset sasi tritoli pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet –

10:37 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Rama ka transportuar drogë dhe shuma të mëdha parash –
  • Tiranë/ E punësoi si dizenjuese, 48-vjeçari p*rdhunon 21-vjeçaren në apartamentin e tij
  • Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –
  • Asgjë nuk e shpëton Ramën nga banka e të akuzuarit, shqiptarët do t’i tregojnë vendin –
  • Vendoset sasi tritoli pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet –
  • Vendoset sasi tritoli pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rama ka transportuar drogë dhe shuma të mëdha parash –
  • Tiranë/ E punësoi si dizenjuese, 48-vjeçari p*rdhunon 21-vjeçaren në apartamentin e tij

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com