Për Bamirësinë dhe Taramelen – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Për Bamirësinë dhe Taramelen

15:54 | 30/04/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Ermal Mulosmani

A duhet ta bëjmë publike bamirësinë?

Ky është një debat i madh që zhvillohet sa herë dikush përdor televizionin, median e shkruar ose publikun për të bërë një bamirësi. E kam provuar në lëkurë, kur, disa vite të shkuara merresha me një program televiziv që përpiqej të jepte dashuri përmes solidaritetti njerëzor.

Read more

Del tjetër video e Altin Ndocit/ Momenti kur hyn në spital pa pranga, shoqërohet nga vetëm një efektiv –

(VIDEO) A u përfshinë efektivët në arratisje? Momenti i arratisjes së Altin Ndocit –

“Nuk e kam njohur më parë Pavlin Prekën”, 13-vjeçarja dëshmon pas vrasjes së të riut –

“Asht i papam e ka vra jasht në verand…” Zbardhen përgjimet e kushërinjve të 13-vjeçares –

“Më shumë Dashuri” quhej ai programi.

Ajo çfarë kam kuptuar nga ajo përvojë është që njerëzit pranojnë të kontribuojnë financiarisht, vetëm kur ata dalin vetë në televizor, iu thuhet emri, iu bëhen  falenderime publike. Dhe e bëjnë këtë në raste të veçanta, kur personazhi arrin t’ua rrëmbejë zemrat me historinë ose karakterin. Mbaj mend nga ajo kohë një nënë që kishte lindur pesënjakë dhe vogëlushen e Gërdecit që humbi dorën dhe u lëshua gjithë Shqipëria të ndihmonte.

Pra, për të mos u zgjatur, kam kuptuar që, nëse ne nuk e bëjmë publike historinë, nëse nuk prekim zemrat e njerëzve përmes varfërisë, problemeve të shëndetit, fatkeqësive etj, është e pamundur të zgjidhim gjë …

Është në natyrën njerëzore  dëshira për t’u dukur pozitiv, për të qenë i mirë në publik, i dhimbshëm, solidar etj etj. Sigurisht Oscar Wilde këtë ka pasë parasysh kur deklaronte “Jepi njeriut një maskë dhe do të tregojë të vërtetën”.

Unë këtë thënie, në rastin konkret, e përkthej: “Nëse nuk do bëhet publike, atëherë, bamirësia do ishte fare minimale”.

Dostojevski, në një nga librat e tij përshkruan bamirësin e vërtetë, jo njeriun për tu dukur. Për këtë qëllim ai merr shembullin më të thjeshtë të bamirësisë, lëmoshën e rrugës.

Ai spjegon që bamirësi i vërtetë duhet ta dhurojë lëmoshën tinëz. Ai duhet të vendoset në një cep afër lypësit e të presë momentin e tij. Ky moment vjen atëherë kur rruga boshatiset, bie errësira, lypësi është i pavëmendshëm. I kushton një faqe libri ndoshta gjetjes së këtij momenti. Duhet që kurrsesi lypësi të mos e shohë atë që i dhuron lëmoshën. Përgatitësi ndoshta harxhon një orë në gjetjen e këtij momenti. Afrohet me kujdes, e lëshon lëmoshën pa e kthyer kokën nga lypësi dhe pa e pikasur lypësi!

Në rast të kundërt, sipas Dostojevskit, bamirësi po blen mirënjohje. Ai që pret të ketë sa më shumë njerëz afër lypësit, që ndalon para tij nja dy minuta, fut dorën në xhep, nxjerr portofolin, merr vëmendjen e kalimtarëve dhe ia lëshon lypësit në dorë lëmoshën është një maskara-thotë Dostojevski.

Mirëpo ky është njeriu i zakonshëm i dashur shkrimtar. Madje, ky nuk është i zakonshmi. Ai i zakonshmi nuk e çan kokën fare, ecën indiferent dhe të jep leksione se bamirësia dëmton, se çon drejt dembelisë, parazitarizmit. Ka edhe më keq pastaj. Janë këta që vijnë e u vjedhin lëmoshën lypsave…

Në pritje të gjetjes së njeriut të Dostojevskit, pra të dhuruesit jopublik, tinzar, mendoj që bamirësia, ndihma dhe solidariteti duhet stimuluar sa më shumë përmes kënaqjes së egos njerëzore për t’u dukur. Pra, të gjitha palët kënaqen. Përveç ziliqarëve, psikologëve dhe edukatorëve puritanë.

Nuk ka zgjidhje ideale.

Prandaj, në këtë debat jam kundër purtianëve, psikologëve, moralistëve, fetarëve dhe kujtdo që mbron versionin e fshehtësisë së bamirësisë.

Taramelja, fëmija që gëzon simpatinë e publikut pikërisht prej cenit të tij (mos shqiptimit të gërmës k) le të gëzojë gjithë kontributet e dhuruesve që, po të mos ishte media nuk do ishin kaq të mëdha. Sigurisht që jo.

Nuk ka barazi në asgjë, është koncept ideal. Vetë fakti që ti përzgjedh njëzet fëmijë nga 300 që konkurojnë është mungesë barazie. Pastaj, edhe sikur autorët të donin të ishin të barabartë, është publiku që krijon diferencat.

Nuk jemi në kushte laboratorike.

/gazetaexpress.com/

Etiketa: alketa vejsiubamirësiaErmal MulosmaniFjodor DostojevskilemosheMë shumë DashurimirenjohjeOscar WildePër Bamirësinë dhe TaramelenTaramelja

Të Lidhura

Del tjetër video e Altin Ndocit/ Momenti kur hyn në spital pa pranga, shoqërohet nga vetëm një efektiv –

Del tjetër video e Altin Ndocit/ Momenti kur hyn në spital pa pranga, shoqërohet nga vetëm një efektiv –

nga 27
23:36 | 13/01/2026
0

momentin kur Altin Ndoci shoqërohet për në spitalin e Durrësit. Në video duket mungesa e masave të sigurisë në këtë...

(VIDEO) A u përfshinë efektivët në arratisje? Momenti i arratisjes së Altin Ndocit –

(VIDEO) A u përfshinë efektivët në arratisje? Momenti i arratisjes së Altin Ndocit –

nga 27
22:44 | 13/01/2026
0

Ky është momenti që Altin Ndoci mbërrin në oborrin e Spitalit të Durrësit, i shoqëruar me ambulancë.\ Në video Ndoci shfaqet...

“Nuk e kam njohur më parë Pavlin Prekën”, 13-vjeçarja dëshmon pas vrasjes së të riut –

“Nuk e kam njohur më parë Pavlin Prekën”, 13-vjeçarja dëshmon pas vrasjes së të riut –

nga 27
21:30 | 13/01/2026
0

“Unë nuk e kam njohur më parë shtetasin Pavlin Preka. Ajo që di është se 2 apo 3 vitë më...

“Asht i papam e ka vra jasht në verand…” Zbardhen përgjimet e kushërinjve të 13-vjeçares –

“Asht i papam e ka vra jasht në verand…” Zbardhen përgjimet e kushërinjve të 13-vjeçares –

nga 27
21:24 | 13/01/2026
0

Klaudio Lisaj: ‘Po’ Klaudio Lisaj: Axhi.. Flori Lisaj: Ma mori menja,..a kjet me foristradën e tij? Klaudio Lisaj: ‘Po’. Asht...

Para
Kamioni përplaset me autobuzin në Serbi/ Vdesin 5 persona, 4 të plagosur rëndë

Kamioni përplaset me autobuzin në Serbi/ Vdesin 5 persona, 4 të plagosur rëndë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Del tjetër video e Altin Ndocit/ Momenti kur hyn në spital pa pranga, shoqërohet nga vetëm një efektiv –

Del tjetër video e Altin Ndocit/ Momenti kur hyn në spital pa pranga, shoqërohet nga vetëm një efektiv –

23:36 | 13/01/2026
(VIDEO) A u përfshinë efektivët në arratisje? Momenti i arratisjes së Altin Ndocit –

(VIDEO) A u përfshinë efektivët në arratisje? Momenti i arratisjes së Altin Ndocit –

22:44 | 13/01/2026
“Nuk e kam njohur më parë Pavlin Prekën”, 13-vjeçarja dëshmon pas vrasjes së të riut –

“Nuk e kam njohur më parë Pavlin Prekën”, 13-vjeçarja dëshmon pas vrasjes së të riut –

21:30 | 13/01/2026
“Asht i papam e ka vra jasht në verand…” Zbardhen përgjimet e kushërinjve të 13-vjeçares –

“Asht i papam e ka vra jasht në verand…” Zbardhen përgjimet e kushërinjve të 13-vjeçares –

21:24 | 13/01/2026
Viktima po kërkonte banesë për të jetuar me 13-vjeçaren, kushëriri i saj në dijeni të planit –

Po kërkonte banesë për të jetuar me 13-vjeçaren –

21:02 | 13/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Del tjetër video e Altin Ndocit/ Momenti kur hyn në spital pa pranga, shoqërohet nga vetëm një efektiv –
  • (VIDEO) A u përfshinë efektivët në arratisje? Momenti i arratisjes së Altin Ndocit –
  • “Nuk e kam njohur më parë Pavlin Prekën”, 13-vjeçarja dëshmon pas vrasjes së të riut –
  • “Asht i papam e ka vra jasht në verand…” Zbardhen përgjimet e kushërinjve të 13-vjeçares –
  • Po kërkonte banesë për të jetuar me 13-vjeçaren –
  • Viktima po kërkonte banesë për të jetuar me 13-vjeçaren, kushëriri i saj në dijeni të planit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Del tjetër video e Altin Ndocit/ Momenti kur hyn në spital pa pranga, shoqërohet nga vetëm një efektiv –
  • (VIDEO) A u përfshinë efektivët në arratisje? Momenti i arratisjes së Altin Ndocit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com