• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

 “Pengu” i reformës, “lista e zezë” amerikane për politikanët tanë

09:49 | 22/07/2016
në Opinion
0

Nga Afrim Krasniqi

Pas 18 muajsh konsultime dhe sidomos investimit & presionit të pashembullt perëndimor ndaj liderëve politikë reforma në drejtësi është duke u kaluar. Me siguri, militantët e palëve do thurrin lavde për shefat e tyre. E kanë bërë dhe do ta bëjnë, pasi është e vetmja gjë që dinë të bëjnë. Por, nëse ka një moment turpi në politikën shqiptare, nëse ka një moment dështimi të elitave politike është pikërisht ky i sotmi: ata nuk janë heronjtë e ditës, ata janë turpi ynë dhe fatkeqësia jonë periodike.

Lexo edhe

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Rrëfimi i një polici

24 orët e fundit treguan se liderët politikë nuk e donin reformën, ata kalkulonin taktika elektorale me të dhe pas saj, dhe se vetëm presioni i paprecedent i qeverisë amerikane dhe BE mundësoi kalimin e saj. Këta të fundit janë të vetmit që duhen përgëzuar sot. I shikuat sot live takimet e politikanëve në selitë e partive dhe në Kuvend? Makina luksi, veshje luksi, ligjërim militant komunikimi, njerëz që kanë humbur çdo kontakt e ndjesi me qytetarët dhe sfidat reale të shoqërisë; kërcënues në orët e para të ditës dhe kartona formalë në orët e vona të mbrëmjes, të pafuqishëm jo vetëm të thonë atë që mendojnë, por edhe të pafuqishëm edhe për të menduar.

Reforma u bë ngrehina mbetet! Institucioni që duhej të ishte katalizator i zgjidhjes së krizave, Parlamenti, u kthye në mekanizëm formal, që pret të miratojë gjithçka u serviret nga selitë e partive. Pas reformës, ai nuk ka më besim publik, koalicioni i shumicës është i pabesueshëm në aftësinë e tij për të jetësuar reformën, opozita nuk ofron alternativë, media e shoqëria civile mbeten shtojca të partive dhe kështu, republika ndodhet në krizë identiteti, me sytë aty ku i kishim më 1991, tek flamuri amerikan apo Europa!

A do jetë reforma sukses? Është herët për të folur. Konsensusi i fundit, përpjekja e partive për të diktuar zgjedhjet e reja në gjyqësor e prokurori nuk përbën sukses, por “çmimi që duhej paguar” për të kaluar pjesën tjetër të reformës, e cila, megjithëse jo ideale, mbetet oferta dhe zgjidhja më e mirë. Vendosja e vetingut ndërkombëtar në hallkat e promovimit dhe përzgjedhjes përbën garancinë e vetme se të paktën, të zgjedhurit e rinj nuk do jenë avokatët e familjes politike dhe as shoqëruesit e politikanëve nëpër kazino. Vendosja në Kushtetutë e Misionit Ndërkombëtar strukturalisht përbën hap pas në shtet-formimin shqiptar, por aktualisht përbën zgjidhjen e vetme optimale dhe garancinë e vetme se vendimet në drejtësi nuk do merren nga shefat politikë të partive-piramida, por do të kalojnë në filtra testimi dhe konkurrimi.

Me siguri jetësimi i reformës do kërkojë kohë, energji, kriza, negociata dhe ndërhyrje ndërkombëtare të tjera. Dita shihet në mëngjes dhe nga mëngjesi i reformës sot u lexua sesi do jetë periudha 1-3 vjeçare e jetësimit praktik të reformës. Sepse ajo, në thelbin e saj përveç pjesës pozitive në cilësinë e shtetit të së drejtës, fokusohet edhe në korrupsionin, abuzimit, kriminalitetin, dhe cilësi të tjera të shumë prej atyre që sot ndodhen në parlament, falë vendeve të blera në listat e mbyllura proporcionale të 3-4 partive parlamentare.

Ndaj ata dhe shefat e tyre rezistuan, ndaj ata dhe shefat e tyre vonuan procesin, ndaj ata dhe shefat e tyre na bënë qesharakë dhe shefat e tyre na shndërruan në kavie eksperimentale, ndaj ata dhe shefat e tyre kanë marrë peng partitë, nuk ka zgjedhje, nuk ka votime, nuk ka mendim kritik dhe nuk lejojnë të krijojmë shtet e demokraci funksionale.

Në bilancin final ka një “peng” të mbetur nga reforma e miratuar, fituam reformën, por humbëm shansin që ambasadori amerikan premtoi, të deklarojë në emër të qeverisë së tij masat penalizuese për politikanët antireformë dhe të korruptuar.

Në emër të reformës dhe interesit publik ata e kuptuan frikën e pasojat, ndaj nxituan të bien dakord!

A do ketë listë amerikane?

A do ketë publikim dosjesh korruptive?

A do ta lexojë komuniteti ndërkombëtar dakordësinë e koalicionit të interesave si akt pragmatist, amnisti politike apo si një dritë jeshile për t’i rikthyer besimin qytetarëve tek demokracia dhe drejtësia?

Le të shohim. Shpesa vdes e fundit, megjithëse ky vend prej vitesh e shekujsh jeton aq intensivisht me ëndrrat dhe shpresat sa rrallë arrin të bëjë diferencën midis iluzionit dhe realitetit.

Etiketa: Afrim Krasniqidakordësidemokracia funksionaleiluzioniligjërimlista e zezëpengurealiteti

Të Lidhura

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

nga 27
17:05 | 09/03/2023
0

Nga Andi Bushati – Zakonisht, në hapësirat e lirisë që mundësojnë demokracitë liberale, njerëzit që janë të detyruar të bëjnë...

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

nga 27
21:01 | 08/03/2023
0

Nga Myslym Murrizi –  E Nderuar Zj Kim! Meqenese sot mora vesh qe ke levizur “ der” me “ der”...

Rrëfimi i një polici

Rrëfimi i një polici

nga 27
21:45 | 07/03/2023
0

Nga Anila Hoxha – Ai është një nga policët më të ndershem që njoh. Për këtë arsye ky person ka...

Urim babait, shkrimtari Naum Prifti feston 91-vjetorin në Amerikë

Urim babait, shkrimtari Naum Prifti feston 91-vjetorin në Amerikë

nga 27
18:31 | 07/03/2023
0

Ditëlindja e 91-të e skenaristit të “Udha e shkronjave” Julika Prifti Befasia e një urimi Për 91 vjetorin e ditëlindjes...

Para

Një lindje si e Çezarit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Britney Spears dhe partnerin i saj drejt divorcit?! –

Britney Spears dhe partnerin i saj drejt divorcit?! –

23:20 | 31/03/2023
4 mln € për ujësjellësin, por banorët mbushin ujin me gomerë –

4 mln € për ujësjellësin, por banorët mbushin ujin me gomerë –

23:14 | 31/03/2023
Ç’duhet të bëni kur stresi merr përmasa epike –

Ç’duhet të bëni kur stresi merr përmasa epike –

23:10 | 31/03/2023
FMN miraton 15.6 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën –

FMN miraton 15.6 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën –

23:00 | 31/03/2023
Si duhet të reagoni ndaj provokimeve –

Si duhet të reagoni ndaj provokimeve –

22:50 | 31/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Britney Spears dhe partnerin i saj drejt divorcit?! –
  • 4 mln € për ujësjellësin, por banorët mbushin ujin me gomerë –
  • Ç’duhet të bëni kur stresi merr përmasa epike –
  • FMN miraton 15.6 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën –
  • Si duhet të reagoni ndaj provokimeve –
  • Po sa sëmurën fëmijët –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Britney Spears dhe partnerin i saj drejt divorcit?! –
  • 4 mln € për ujësjellësin, por banorët mbushin ujin me gomerë –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com