Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Pengmarrja/ Grekët: Si u grabit shqiptari në stacionin e autobusëve

Nga Klodiana 0

Policia greke ka zbardhur detaje të reja lidhur me arrestimin e shtetasve shqiptarë në vendin fqinj, pasi kishin marrë peng një bashkëkombas.

Mësohet se njëri prej pengmarrësve është kapur në Shqipëri, ndërsa katër të tjerë në Greqi. Lidhur me këta të fundit, policia greke sqaron se arrestimi i tyre është bërë më 23 gusht në darkë, pasi një ditë më parë ata kishin marrë peng 31-vjeçarin J. T., me banim në Tiranë.

Bëhet me dije se 49-vjeçari Xh. N. kishte marrë te stacioni i autobusëve në Lutraki, Korinthia, shqiptarin 31-vjeçar, duke e mbajtur më pas peng në një banesë në Nemea të Korinthias dhe nën ushtrimin e dhunës i ka kërkuar shumën prej 10 mijë euro.

Ndërkohë, pas njoftimit nga Interpol, është organizuar menjëherë operacioni, duke u liruar pengu dhe arrestuar autorët.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej