Pendesë nga një anëtare jurie – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pendesë nga një anëtare jurie

19:40 | 04/07/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Kozeta Kurti

Disa javë më parë, në ditët e para të përpjekjes për t’u hapur dalëngadalë, pas disa muajve plot ankth që kërcënoheshin prej frikës nga e panjohura, ankthi dhe pasiguria për shëndetin e të ardhmen, ku ditënetët kapnin njëra-tjetrën pa e kuptuar në pat aguar a perënduar, u zgjova nga një telefonatë që më zgjoi jo nga gjumi, por nga letargjia e atyre muajve të vështirë.

– Kozeta, ju telefonojmë nga “Sirea Film”. Po përgatisim një format disa javorë për fëmijë e adoleshentë në disa disiplina, si në komunikim publik (public speech), standup comedy dhe performancë. Kemi dëshirë të jesh në juri.

Read more

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Unë nuk i kam dashur kurrë formatet që vënë në garë fëmijët dhe adoleshentët. Nuk më pëlqejnë. Më mërzisin lotët e tyre dhe shkurt, nuk kam pasur kurrë gjunj t’i përballoj. Por, nuk mund ta mohoj që më ngacmoi lloji i disiplinave në garë, sidomos dy të parat. Duhet vetëm të konsultohesha me veten që do t’i lija mënjanë emocionet e do ta çoja këtë punë deri në fund pa u ndikuar nga keqardhja që mund të ndjejnë të eleminuarit. Fundja, një ditë, do të më duhej ta sfidoja veten dhe paska qenë e thënë ta bëj në “Standup Albania”, finalja e të cilit u mbajt mbrëmë, por që aktualisht po transmetohen xhirimet e episodeve të para, të realizuara në avancë në platformën digjitale “Tring”.

Dhashë një “PO” me shkronja kapitale, duke shprehur në të gjitha format entuziazmin, pa pyetur as për kohën që do të më merrte ky angazhim dhe madje u befasova (por, sigurisht u gëzova), kur më thanë se edhe do të paguhesha për këtë projekt.

Në fazat eleminatore e gjysmëfinale kam njohur fëmijë e adoleshentë të mrekullueshëm, të talentuar, të artikuluar, për të cilët edhe kemi pasur debate me kolegët e tjerë të jurisë, regjisorin Leonard Bombaj dhe pedagogun Erion Kristo, por sidoqoftë aty jemi me zë dhe figurë për të argumentuar mendimet dhe vendimarrjen tonë e deri mbrëmë në finale, askush nuk ka mundur dot të vijë e të na kapë prej xhakete e të na telendisë për vendimet që kemi marrë.

…..deri mbrëmë! Në finale! Në fundin e saj, e kapa unë veten time prej xhakete; lutesha që koha të kthehej pas e të mos e kisha nisur kurrë këtë rrugëtim. Investimi i një stafi të tërë që përgatit formatin, pikërisht në natën finale, mbeti në duart e një akademie që as e morëm vesh kush ishin, se askush nuk foli për ta, të cilët vlerësuan dramat personale të konkurrentëve dhe jo aftësitë e tyre.

Në garën e fëmijëve merrte pjesë Leo Hasanllari (shumëkush e mban mend fëmijën që ka luftuar për jetën që ditën që lindi). Leo është bërë personazh mediatik për forcën dhe kurajon që pati dhe në këtë format, ku personalisht s’i kam mbajtur dot lotët gjatë rrëfimit të Leos, kam thënë: Nëse mendoni që në finale po shkon karroca e Leos dhe jo Leo, ndiqeni edhe një herë ligjëratën e tij, sepse nëse e shihni, askush nuk do gjejë kurajon të thotë se e favorizoi karroca. Sepse, Leo e meritonte të ishte në finale, pasi mundi shokët dhe shoqet e tij në gjysmëfinale. Leo meritonte në finale çdo çmim të mundshëm, për kurajon, për motivimin, për  reflektimin që i bëri atyre që e ndoqën, por jo fitues i kategorisë, sepse kjo mund të shkatërronte Grejsin, vajzën që u ngjit në skenën e Amfiteatrit me yllin që i kishte ndritur në ballë e që produksioni, për të ndrequr gabimet e “akademisë”, u detyrua t’i sajonte një çmim.

Në skenë u ngjit Enea, një i ri, i cili po kryen aktualisht dënimin në institucionin e vuajtjes së vendimeve penale të Fierit; një super arritje për çdo autor, skenarist, regjisor dhe çdo kënd që bën televizion. Enea meritonte çdo çmim të mundshëm qiellor, hënor, diellor, oqeanik, për guximin për të folur në publik e për të bërë një lloj “mea culpa”, por jo të ishte fitues në kategori, sepse kështu u fyen të tjerët që ishin profesinalisht më mirë se Enea.

Unë nuk e shoh Leon si një fëmijë në karrocë; unë nuk e shoh Enean si të dënuar. Në një garë të tillë, unëi shikoj njerëzit si të barabartë dhe s’më ka shkuar e s’do më shkojë kurrë në mend që një fatkeqësi të tyre, ta konsideroj dhe përdor si inferioritet apo avantazh..

Po në kategorinë e standup-it si votoi Akademia? A e di Akademia çfarë është KRYESISHT një “standup comedy”? Nëse do ta dinte, nuk do ta rrëzonte Antonion përballë Kerisit që ishte e shkëlqyer, por standup-i nuk është imitim, të dashur akademikë. Ndonjëherë komedianët e standup-it përdorin edhe muzikën për të mbështetur lojën e tyre, por kaq.

Si mund të djalloset një punë e gjatë dhe të lihet në duart e një akademie, ku midis tyre ka nga ata që mbushin dosjen dhe ikin pa i parë të gjitha performancat se kanë punë e s’mund të qëndrojnë deri në fund? Unë s’mundem të bëj me faj produksionin, pjesë e të cilit kam qenë e ftuar vetë, i cili veç fletë ka numëruar, por sigurisht, si gazetare tashmë e jo si anëtare jurie, pyes: cilët ishin këta anëtarët e kësaj akademie, se veç gjashtë a shtatë munda të dalloj? Si u përzgjodhën? Dhe mbi ç’kritere votuan ata a një pjesë e tyre?

Ore, me të drejtë dikush mund të pyesë: po çfarë të duhet ty, se një një iniciativë private s’do të të pyesë kush ty. Dhe, e vërtetë është edhe kjo, por unë jam akoma me atë të vjetrën që media është: informim, edukim e argëtim.

Nëse profesionistët do të votojnë në bazë të sasive të lotëve që provokoi një histori e caktuar, unë ju siguroj me prova që s’ka njeri që ka qarë më shumë se unë gjatë udhëtimit në këtë projekt, por lotët e mi përpara të vërtetës së madhe, nuk vlejnë një grosh.

Ky nuk është një Big Brother që duhet të qëndrojë në këmbë prej dramacitetit të historive që përcjell, por një garë ku duhet të fitojnë më të mirët, një garë që duhet të të çojë në shtëpi me bindjen e padiskutueshme për rezultatin që ke marrë, por jo me zhgënjim, fyerje, demotivim. Ndoshta nesër ndokush prej tyre, nuk do të guxojë të ngjitet sërish në skenë dhe kjo, jo se humbi, por se humbi padrejtësisht.

Edhe unë humba! Humba besimin përballë profesionistëve; besimin në to humba, se vetë e kam ndërgjegjen të qetë. Isha 1/3 jurisë që i solli finalistët deri para akademikëve, por 1/30 e atyre që vendoste për fituesit.

Më qeshet, sepse tani që po e mendoj, unë s’kam qenë kurrë deri më sot anëtare jurie për herë të dytë në një format. Normal! Kush të qas me këto mendime jo të hapura, por të shqyera! Dhe meqë ra fjala, cilët ishin 30 profesionistët, anëtarë të akademisë dhe a janë të qetë sot? Apo po kërkoj shumë? Në tërë këto halle që ka vendi, do rrimë të vrasim mendjen për hallet e kalamajve të dynjasë?

Çojini fëmijët të kërcejnë, këndojnë, të luajnë në instrumente, të pikturojnë, të aktrojnë, por mos i fusni në garë. As mos i ushqeni që janë më të mirët dhe as mos ua trazoni ëndërrat me orekse akademikësh, të cilët shpesh herë, as vetë nuk e dinë pse janë thirrur, siç në fakt, mësova të kishte ndodhur edhe këtë herë.

Shënim: Për një pjesë mund të duket në gjuhë të huaj ky shkrim, pasi shumë lexues nuk e dinë për çfarë po shkruhet, sepse ky format është xhiruar në avancë dhe ndërkohë që në Tring, në transmetim mbahen fazat eleminatore, mbrëmë u xhirua finalja.  Sidoqoftë qëllimi nuk është një format i vetëm, por sistemi i vlerësimit në këtë vend, ku tashmë askush s’e di sa vlen, sepse askush nuk mundet t’ja tregoj dot.

Etiketa: demotivimfyerjeKozeta KurtiLeo HasanllaripadrejtësishtPendesë nga një anëtare juriestandup comedyzhgënjim

Të Lidhura

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

nga 27
22:20 | 25/12/2025
0

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Ilir Alimehmeti ka deklaruar se Shqipëria preket drejtpërdrejt nga ligj i nënshkruar së...

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

nga 27
21:58 | 25/12/2025
0

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Ndreu theksoi se kryeministri Edi Rama nuk ka ndërhyrë dhe nuk ka...

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

nga 27
21:44 | 25/12/2025
0

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur hetime mbi pasuritë e mundshme në Shqipëri të...

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

nga 27
21:22 | 25/12/2025
0

Kombëtarja shqiptare po lë pas një vit ku rezultatet e arritura, padyshim që kanë qenë historike dhe për kuqezinjtë, ishte...

Para
Hiqen tabelat rrugore gjatë natës në Finiq, ARRSH shpjegon arsyen

Dritëhijet e ligjit për minoritetet dhe dygjuhësinë- rrezik shkombëtarizimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

22:20 | 25/12/2025
Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

21:58 | 25/12/2025
Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

21:44 | 25/12/2025
Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

21:22 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

21:02 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –
  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –
  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –
  • Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com