Dimri në Kosovë është tepër i ashpër. Por i ftohti edhe ngroh, ngroh zemrat. Si në çdo qytet të Shqipërisë e Kosovës edhe në Ferizaj ka shumë njerëz që nuk i kanë mundësitë të vishen ashtu siç dimri kërkon, por një shpresë e vogel tashmë gjendet nëpër pemë. Pemët i kanë veshur me xhupa e xhaketa që të mund t’i marrin ata të cilët kanë nevojë. Një veprim i tillë human është ndërmarrë më herët në Turqi dhe Bullgari.