Zv.kryeministri: Kongresi do të shprehet vetëm për të rikonfirmuar mandatin e kryetarit aktual si dhe reformat e ndërmarra nga qeveria
Nuk do të ketë garë për postin e kryetarit të PS-së në kongresin e marsit por vetëm rikonfirmim të kryetarit aktual Edi Rama. Kjo është deklarata e zv.kryeministrit Niko Peleshi, në një intervistë për Tv Klan. Peleshi ka sqaruar se sipas statutit, kongresi do të shprehet vetëm për të rikonfirmuar mandatin e kryetarit aktual, si dhe reformave të ndërmarra nga qeveria. Është i njëjt qëndrim me të tjerë drejtues të kësaj partie, si Saimir Tahiri, i cili tha pak ditë më parë se në rastet kur partia është në pushtet, votimi për kryetarin, nuk ka arsye pse të bëhet.
Ndërkohë që Rama duket se e ka vendosur që në kongresin e marsit të ketë vetëm rikonfirmim të tij në krye të PS-së, Ben Blushi, rivali i tij në këtë parti, ka shpallur publikisht ambicien e tij për të hyrë në garë. Por duket se kjo garë e shumpritur nga Bushi nuk do të ndodhë kësaj here në PS. Blushit do t’i duhet të presë ose dështimin e PS në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare, ose pas katër vitesh, në kongresin e radhës.