Koka në Washington dhe trupi në Berlin, të vranë Mamicë, të grinë! – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Koka në Washington dhe trupi në Berlin, të vranë Mamicë, të grinë! –

11:12 | 25/03/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

U goditën qëllimisht drejtuesit e lartë të PD-së, Boçi dhe Balliu në spital –

Protesta e PD, përplasje e tensione, mbi 20 të shoqëruar –

Protesta e PD zhvendoset te Parlamenti, policia përdor ujë me presion për shpërndarjen e turmës –

Policia nuk lejon protestuesit të shkojnë në Kuvend, nisin përplasjet fizike –

Nga Agron Gjekmarkaj

Kronika lëvdon Tezen dhe drithërohet për kokën e Mamicës!

Bravo i qoftë! Hajër ishallah. Tezja ndenji ndenji, e filloi zonjë e pleqëroi në karrige, po ama një thagmë ja la amanet kësaj toke: “ne jemi të përkohshëm, Babua është i përjetshëm”! …dhe e tha në mëngjes pa rrekëllyer putiret një pas një, që i ngrohin xhanë e ndezin gjakun, vitet e fundit!

Teze qerratesha ja di kimene  llafit, di ta vërtisë sheriannë!

Meqenëse Mamica kapi majën me Skënderbenë, duke shtrydhur historinë si limon e ndjekur nga Ekonomi, që pushtoi një zabel kur tha Babua është marka e vatanit, Helidona Bilali një kodër me vjedhjen e Zeusit nga mitologjia, Tezja bëri thesar nga kjo eksperiencë e luajti me përjetësinë dhe përkohësinë si koncepte, sa filozofike aq të prekshme, duke i rrëmbyer Tonit mistikën biblike dhe Taos urtësinë e bashkëkohësisë politike prej Babloku!

Po rropateshin dhe ata si ideologë të shquar si buaj të parlamentarizmës, por ajo ju vodhi mendimin si Prometeu zjarrin perëndive!

Ndërkohë, Niko mori një ftohmë të fortë në Berlin, sa me të kthyer e zunë ethet e temperatura prush!

Kostaqi i gatiti një kusi teneqeje me ujë të ngrohtë, i hodhi kripë në të, futi këmbët deri në gju, i tha derisa të mbulojnë djersët; mbi krye i vu një velenxë bërë me lesh Boboshtice, që të mos venin dëm avujt, teksa me ato duar i përzjeu çajin, në të cilin i shtypi një aspirinë!

Do përvëlohem, i tha. Futi, futi, insistoi Kostaqi!

Rënkonte Niko ziu !

Ngrije kokën, i tha Kostaqi pas pak, se mufatesh!

Jo oreee, klithi ai, me dashke të mirën ti, koka që ngrihet pritet! E ke parë Babon si kasap me hanxhar, fap në sater këto kohë, dhe ju fanepës koka e Mamicës në sini. E kapën të dridhurat bërrr bërrr bërrr, teksa kaçurrelat e saj i lidheshin për qafe si litar e frymëmarrja i pakësohej!

Ndaj kokë ulur pa u ndjerë e do Zoti dalim gjallë në behar!

Ah, mallkuar qoftë ai Berlini, rënkonte e mejtonte, teksa Kostaqi e tërhoqi mbi një rrogoz, po ishte i rëndë e këputi mish!

I kujtohej Jorushi i Tabakëve, që e ka Bundestagun si mallin e Babës. Si i tha ai i nëmces që ju thaftë gjuha? “Ku je ti del dielli”, dhe asaj buza vesh më vesh nga qejfi! Po ai gojëprishuri Gaz Bardhi, që krekosej me takime nëpër ministrira sikur ta kishte çliruar ai qytetin, jo ushtria e kuqe! Me the e të thashë, pa le ai Klevis Balliu, që e përjashtova nga delegacioni me iza të Taos, që mos e zinte akshami rendi atje, dhe i dilte kudo përpara: te hoteli, në rrugë, duke i nxjerrë gjuhën e vënë pëllëmbën mbi hundë dhe herë pas here më kërcënonte: do të kopanis!

Ashtu, mes makthesh, e zu një gjumë i vuajtur!

Dy doktorët, Klodi Spaqia e Pendavia, bënin roje te koka e tij!

Genc Gjonçaj, pa përkushtim, i hidhte dru zjarrit që të dukej si i interesuar!

Dilo Nasufi solli nja dy kile vaj ulliri Berati për ta lyer, se është derman! Shalsi nja dy kile peshk të zënë me grep!

Zeniqeja i solli hudhra nga Rroskoveci!

Erjon Malaj ca boronica nga Tropoja!

Tao një komposto, po ca thonin që është koçifoz!

Doli llafi që lëngon Nikua dhe u turrën i madh e i vogël!

Braçja nuk shfaqi maraz, po shyqyr, tha, që teshtiu njëherë, se në sallë nuk ndihet!

Bledion Nallbati prej ditësh nuk ka lënë as shenjë as nishan, është bërë eremit, thonë!

Herën e fundit e kanë parë në shkallë të Tujanit, duke çjerrë faqet e ndukur leshtë e kresë! Heroizma e Mamices dhe fati i saj i kobshem i kishin dalldisur !

Barinjtë që u ndodhën aty dëshmojnë se kishin dëgjuar një si këngë vaji dhe një hije që largohej me galop:

“Koka në Ëashington, trupi në Berlin,

Të vranë, Mamice, të grinë.

Një varr i vetëm s’e nxinte dot lavdinë,

Lavdinë bashkë me bukurinë.”

Eh moj Mamice, moj virane, ia bëre Babos zemrën gropë, që të mbuloftë dheu! Pak halle ka ai?

Ja e pe Damon e Klosin, i telendisi, po nuk ja bënë qejfin qeder për Belën, kafshuan gjuhën e bënë gjak, po ndejtën urtë! Mirë bënë, ditë të dallgosura!

As Braçja, ay e di deri ku i shkon litari, ndaj s’e tendos!

Po ti moj e mjere? Babua tutje, ti tëhu!

Allah, Allah, ç’po na shohin sytë e dëgjojnë veshët këto kohë, tha Delina Ibrahimi, kur pa mbathësin e kuajve Lamellarin, që kishte dalë si dordomuz pazarit, me jelek që flitet se ja ka vjedhur Tonit bashkë me sumbullat në senduk, e dy zaptije me allti që e ruanin si të ishte Preng Bibë Doda motit!

Lezha vajton ikjen e Ulësisë!

Gonxhe u mjaftua me dy tre gromësira, pas një gjumi jo të mirë, ku në ëndërr i kish dalë Margariti!

Klosi u përlot pa e ditur arsyen! Ende s’e di çfarë i mungon e çfarë kërkon ! Por di që ka ankth !

Karakaçi dhe Nufi shihen në pasqyrë dhe e pyesin: medemek ne qenkemi ministra? Dhe lëshonin një të pathënë të zgjatur nga goja, firaunët?! Ah moj Bela shpirtkatrane pse nuk na vure dy motrani a shoqeni te hajrit se sheh i gjori njeri qeverine dhe e zë barku nga berrnutlleku estetik!

Pirro Dengu, i çmeritur, lëngon dhe pyet qiellin: si ma bënë këtë dhe kujt pa, mua?!

Vetëm Sofjan lozonjari ishte i gëzuar me ndarjet e reja te drejtuesve politik të Tiranës, kishte gjetur kapaku tenxheren!

Antoneta Dhima e sheh botën me optimizëm, jakë-jakë po i vjen dita të bëhet ministre e uruara! Bekuar qoftë Babua, thotë, që ka rifilluar lojën e basketbollit!

Evis Kushi ka filluar të admirojë Taon! Kur e pyetën pse e bën, ajo citoi Pesoan që shkruan: “admirimi të rrit”!

Salianji qerratai gojëmjaltë sa herë më ze emrin me goje mi shton miqtë në Parti !

Meqenëse mediat po përdorin ledhatimet e Kronikës ndaj personazheve të vet për të sulmuar kundërshtarët politikë, autori, me shenjë solidariteti me ta, për disa kohë do vetëthirret: Gonushi! Se Kronika nuk është vetëm e hidhur, por edhe e ëmbël, si thelë bakllavaje!

Të Lidhura

U goditën qëllimisht drejtuesit e lartë të PD-së, Boçi dhe Balliu në spital –

U goditën qëllimisht drejtuesit e lartë të PD-së, Boçi dhe Balliu në spital –

nga 27
22:28 | 17/04/2026
0

Lideri i opozitës, Sali Berisha në fjalimin e mbylljes së protestës nga selia blu, denoncoi dhunën policore ndaj protestuesve dhe...

Protesta e PD, përplasje e tensione, mbi 20 të shoqëruar –

Protesta e PD, përplasje e tensione, mbi 20 të shoqëruar –

nga 27
22:06 | 17/04/2026
0

Mbi 20 persona janë shoqëruar mbrëmjen e sotme gjatë protestës kombëtare të Partisë Demokratike. Tubimi u shoqërua me tensione e...

Protesta e PD zhvendoset te Parlamenti, policia përdor ujë me presion për shpërndarjen e turmës –

Protesta e PD zhvendoset te Parlamenti, policia përdor ujë me presion për shpërndarjen e turmës –

nga 27
21:58 | 17/04/2026
0

Protesta e opozitës e zhvilluar në bulevardin para Kryeministrisë, po zhvendoset drejt Parlamentit. Numri dy i PD, deputeti Flamur Noka...

Policia nuk lejon protestuesit të shkojnë në Kuvend, nisin përplasjet fizike –

Policia nuk lejon protestuesit të shkojnë në Kuvend, nisin përplasjet fizike –

nga 27
21:44 | 17/04/2026
0

Pas hedhjes së molotovëve jashtë Kryeministrisë, protestuesit tentuan të largoheshin drejt godinës së Kuvendit. Protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin...

Para
Aksident në Cërrik–Belsh, automjeti godet këmbësoren tek vijat e bardha –

Po priste dru zjarri në terren malor dhe rrëshqiti aksidentalisht, humb jetën 69-vjeçari (Emri) -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

U goditën qëllimisht drejtuesit e lartë të PD-së, Boçi dhe Balliu në spital –

U goditën qëllimisht drejtuesit e lartë të PD-së, Boçi dhe Balliu në spital –

22:28 | 17/04/2026
Protesta e PD, përplasje e tensione, mbi 20 të shoqëruar –

Protesta e PD, përplasje e tensione, mbi 20 të shoqëruar –

22:06 | 17/04/2026
Protesta e PD zhvendoset te Parlamenti, policia përdor ujë me presion për shpërndarjen e turmës –

Protesta e PD zhvendoset te Parlamenti, policia përdor ujë me presion për shpërndarjen e turmës –

21:58 | 17/04/2026
Policia nuk lejon protestuesit të shkojnë në Kuvend, nisin përplasjet fizike –

Policia nuk lejon protestuesit të shkojnë në Kuvend, nisin përplasjet fizike –

21:44 | 17/04/2026
Deputetët lëndohen nga gazi lotsjellës, Berisha merret nga truprojat –

Deputetët lëndohen nga gazi lotsjellës, Berisha merret nga truprojat –

21:36 | 17/04/2026

Më Të Lexuarat

  • U goditën qëllimisht drejtuesit e lartë të PD-së, Boçi dhe Balliu në spital –
  • Protesta e PD, përplasje e tensione, mbi 20 të shoqëruar –
  • Protesta e PD zhvendoset te Parlamenti, policia përdor ujë me presion për shpërndarjen e turmës –
  • Policia nuk lejon protestuesit të shkojnë në Kuvend, nisin përplasjet fizike –
  • Deputetët lëndohen nga gazi lotsjellës, Berisha merret nga truprojat –
  • Deputetët lëndohen nga gazi lotsjellës, Berisha merret nga truprojat –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • U goditën qëllimisht drejtuesit e lartë të PD-së, Boçi dhe Balliu në spital –
  • Protesta e PD, përplasje e tensione, mbi 20 të shoqëruar –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com