Pedagogët do të dalin sërish në protestë ditën e sotme për rritjen e pagës dhe plotësimin e kërkesave të tjera. Në mbështetje të tyre ka dalë kryedemokrati Sali Berisha i cili bën thirrje për pjesëmarrje masive.
Përmes një postimi në rrjete sociale Berisha thotë se protesta do të jetë e fuqishme dhe do të ketë bojkot të procesit mësimor.
“Sot, në ora 11:00, bojkot dhe protestë e fuqishme kombëtare universitare para Korpusit Qendror të UPT-së. Mbështetje totale protestës universitare! sb”, shkruan kreu i selisë Blu.
POSTIMI I SALI BERISHËS: